• |
ide | kryesore

Shqipëria po tretet, shtesa natyrore e popullsisë ra me 69.9% në tremujorin e dytë

Lajme, Të fundit



Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2018 pasqyron një rënie me 69,9%, në krahasim me tremujorin e dytë 2017, raportoi sot INSTAT, një e dhënë dramatike për tranzicionin e thellë demografik ku është përfshirë vendi.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Gjatë tremujorit të dytë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 769 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 763 numrin e vdekjeve.

Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në pesë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Vlorës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 164 numrin e lindjeve.

Lindjet, rënie me 25.3%

Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë, 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2018, regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, 87 lindje, me një rënie prej 22,3%, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës me 1.851 lindje, të cilat shënojnë rënie me 22,2% në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Të gjitha qarqet pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2018, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon Qarku i Beratit me 36,5 % dhe Qarku i Vlorës me 33,6 %.

Vdekjet, rënie me 2.2%

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 1.088 vdekje, me një rënie prej 3,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 124 vdekje, me një rënie prej 5,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Gjatë tremujorit të dytë 2018, vetëm tre qarqe pësuan rritje, ndërsa tetë qarqe pësuan rënie të numrit të vdekjeve, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënon Qarku i Gjirokastrës me 19,9 %.



2 Comments

  1. Tirana paska shtesen natyrore me te madhe, shume me te madhe se qytetet e tjera,edhe me te madhe se Dibra qe gjithmone ka qene para. Nuk do mend qe arsyeja e vetme eshte se gjendja ekonomike ne Tirane eshte shume me mire, pra gjendja ekonomike duhet fajesuar per keto shifra. Na rrofshin politikanet tane te ketyre 25 viteve!

  2. Jepini. Cojeni shqiperine 2 milion banore. Madje edhe 1 milion. Mbani vetem zamirin, vilmen, cetin dhe ols ramen. Te tjeret ose ia kane mbathur ose po bejne plackat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *