• |
ide | kryesore

Thaçi i përgjigjet ashpër ambasadorit britanik: Larg nga fjalët e çmendura dhe plumbat e luftës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell, i cili në një intervistë në T7 ka deklaruar që qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit për ndarje të territorit. “Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, ka thënë O’connell. Presidenti Thaçi në një postim në Twiter ka thënë se  korrigjimi i kufijve do të bëhet me dialog dhe me procese paqësore.

“Demarkimi/ korrigjimi i 400km gjatësi kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të jetë i shënuar në fjalë dhe proces paqësor. Larg nga fjalët e çmendura, dhe plumbat e luftës”, – ka shkruar Thaçi.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell në një intervistë dhënë për Frotnal Live në T7 u deklarua kategorikisht kundër idesë për korrigjim kufijsh. Derisa ai nuk sheh dallim në mes të korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve, thotë se gjërat e tilla nuk kryhen në mënyrë paqësore.

“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, tha O’Connel. Kjo nuk është hera e parë që Thaçi dhe O’Connell përplasen. Dhjetorin e vitit të kaluar, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar kishte reaguar ashpër pas mbledhjes së nënshkrimeve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Sonte, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta”, kishtë thënë O’Connell në një prononcim për mediat.

Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur Presidenti Thaçi menjëherë pasi kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale. Në janar të këtij viti Zyra e Thaçit e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve. Deri tash vetëm Gjermania e Britania kanë dalë krejtësisht kundër, ndërsa, vendet tjera kanë lënë të hapur mundësinë e çfarëdo marrëveshje me të cilën palët mund të pajtohen.



2 Comments

  1. U BERE TI PLEH TI THUASHE ANGLIS DHE SHBA.MBULLNI GOJEN PO TE MOS ISHIN ATA TI DO VRISJE AKOMA SHQIPTAR JO ERB SIC BERE GJATE LUFTES . APO JE I IRRITUAR SE NDERHYNE NE VITIN 1999 SE AKOMA SI KISHE LARE TE GJITHA HESAPET ME BASHKOMASIT E TU SHQIPTAR.

  2. thaqi osht mo inteligjent se Anglia 0 shqiptare!!!
    Anglia (ket here ne anen e Shqiperise), po I thote prere dhe qarte: as per ket dite te dyte te zeze s’ke shans o Gjarper!!.
    Te lame te futeshe me kembet e tua brenda ne GjSpeciale…. b
    Uhuhuh
    inteligjenti xhahil!!!
    -Kerkon t’i vere flaken ‘Fucise se Barotit’ te shpetoje burgun & gjene e vjedhur,
    synim I pamundur,

    Tablo Vaape:
    Gjarpeeni me dy krena thaq- edvin vringellin bishtin ….
    (kaptinen ja kane zene)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *