• |
ide | kryesore

Thaçi: Nuk duhet të ketë lëvizje të kufijve Kosovë-Serbi, por korrigjim të tyre

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i fokusuar që komunat e Luginës së Preshevës të integrohen në Kosovë. Në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se do ta shtyjë këtë ide përpara, por duke thënë në anën tjetër se është kundër lëvizjes së kufijve.

“Jam kundër lëvizjes së kufijve, por për korrigjim të kufijve”, është shprehur Thaçi. “Nuk flas në emër të askujt dhe autoritetin tim dhe në emër të idesë sime [bashkimin e Luginës me Kosovën]. Kjo do ta fuqizonte shtetin e Kosovës. Ne duhet të jetojmë në paqe të përhershme me Serbinë. Kundërshtarët e marrëveshjes po tregohen naivë dhe injorant që të shohin në hartën e veprimeve strategjike. SHBA dhe BE nuk e do Kosovën në status-quo”, ka deklaruar Thaçi.

“Kush pretendon se bëjë zhurma të rrejshme nuk merrem me ta. Kosova ka territorin e vet dhe do t’i ketë kufijtë e vet dhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’i bashkohen Kosovës sipas kësaj marrëveshjeje. Me arritjen e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

Thaçi ka thënë se Kosova duhet të marrë vendimet për vete duke shtuar se çështja e saj nuk mund të mendohet se mund ta mbajë peng botën. “ Ne duhet të marrim vendimet tona për vendin tonë. Kosova nuk mund të mbetet viktimë e procesit në Bosnjë. Përmes korrigjimit do të mund të evitohet bosnjëzimi i Kosovës”.

“Asnjë nënshkrim që kam hedhur nuk e kam marrë kokë në vete por kanë qenë të koordinuara me NATO, ShBA dhe edhe në të ardhmen do të jetë kështu – në koordinim me miqtë tanë”. Më tej Thaçi ka thënë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, do të jenë qytetarët që përmes referendumit do të tregojnë nëse janë pro ose kundër saj.



3 Comments

  1. njeri me lop se thaqi esht vetem rama.po serbet thaqit i kan marr qendren e prizerenit e lere ti japin ketij harbuti preshev.ky me rame shiten mitrovicen.legen botror

  2. Nje budalla hodhi nje gure ne lume e 100 te mençur nuk po e gjenin! “Gjarperin” ku ta fusim te i zgjut e hileqar apo sher budalla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *