• |
ide | kryesore

Video/ Një kampion më pak në F1, largimi trishtues i Alonsos

Sport

Fernando Alonso ka lajmëruar lamtumirën e tij nga Formula 1. Piloti spanjoll e ka bërë të ditur vendimin përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ku tregon historinë e tij në Cirkusin e Madh.

Alonso është shpallur kampion i Botës në 2005 e 2006 me Renault, ndërsa kishte debutuar në 2001 në drejtimin e një Minardi. Nga 2010 në 2014 ka qenë piloti i parë i Ferrari, ndërsa me kalimin tek McLaren humbi në anonimat, deri sa mbërriti vendimi: në 2019 Alonso nuk do të jetë në startin e Formula 1.

Një humbje për sportin e shpejtësisë, që nuk do të ketë më pilotin e 303 garave në Cmimin e Madh, nga të cilat 32 fitore, 97 podiume e 22 pole position në 17 vjet karrierë në F1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu