• |
ide | kryesore

Anketa/ Në 12 muajt e fundit, shqiptarët protestuan shumë pak

Lajme, Të fundit



Pjesëmarrja në protesta është një ndër të drejtat e qytetarëve në shtetet demokratike.

Por sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të anketuarve, vetëm 2% e të cilëve kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në një protestë apo demonstratë në 12 muajt e fundit, ndër më të ulëtat në Europë, së bashku me Bullgarinë, Estoninë, Hungarinë, Luksemburgun, Letoninë, Portugalinë, Slloveninë, Sllovakinë.

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për t’u bërë pjesë e anëtarëve, Turqia ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta dhe në demonstrata në 12 muaj e fundit.

Prej të anketuarve 12% janë shprehur se kanë marrë pjesë në protesta.

Në vend të dytë për sa i përket pjesëmarrjes në protesta ndër vendet kandidate për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian është Maqedonia, ku 10% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta në 12 muajt e fundit, raporton Monitor. Më pas renditet Mali i Zi me 7% të të pyeturve dhe Serbia me 5%.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, pjesëmarrjen më të lartë në protesta dhe demonstrata e kanë Franca, Suedia dhe Irlanda, ku përkatësisht 10% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta dhe demonstrata.

Edhe vendi fqinj Greqia ka një përqindje të lartë të anketuarve që kanë marrë pjesë në protesta, me 8%. Në Greqi gjithashtu janë zhvilluar protesta të herë pas hershme, ku njerëzit janë ngritur kundër reformave që kanë ndërmarrë qeveritë për të dalë nga kriza që goditi vendin.

Rekordin për përqindjen më të ulët në protesta e mban shteti ishullor i Maltës. Vetëm 1% e të anketuarve në Maltë u përgjigjën se kanë marrë pjesë në një protestë apo demonstratë në 12 muajt e fundit të vitit.

 



1 Comment

  1. nuk kan koh se jan duke ngren lesh negjmije te zhytur ne kanabis e kokain ne jastek griselde qe u japin rama,xhafa .ruqi e erionka velina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *