• |
ide | kryesore

Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar në Greqi, dyshohet për vrasje mafioze

Lajme, Të fundit
greqi-policia.jpg



Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në zonën Kipsela pranë Athinës. Ngjarja është regjistruar në orët e para të së mërkurës (15 gusht).

36 vjeçari u gjet në rrugë dhe ishte qëlluar me një plumb në kokë. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorin.

Viktima u ekzekutua me plumb në kokë sapo kishte parkuar motorin në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kipsela.

Mediat greke e përkufizojnë një vrasje tipike mafioze për larje hesapesh.

Kur u ekzekutua poshtë pallatit, 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija i mitur. Gruaja e shqiptarit pësoi shok me të mësuar lajmin ndërsa hetuesit morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.

Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa po hetohet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur shkaqet.



2 Comments

  1. Ne fakt une nuk e besoj se do jete vrasje “mafioze”. Une mendoj se mund te jete per motive “te dobta” ose “hakmarrje” ose “pronesie” ose “xhelozie” ose “grabitje” . Pune kurvash, paresh apo drogrash, me sakte.
    C’ne vrasje mafioze “alvanosit” qe kthehej ne shtepi me grua dhe femije te vegjel ?
    Pas nje dy javesh do arrestohet vrasesi: Sotiri (Zamiri i pagezuar :)) nga Librazhdi dhe do deponoje qe viktima, Lonidha (Luani i pagezuar:)) me vodhi pasqyren e motorit, prandaj e vrava.
    Ku mavro Sotiri, ku MAFIA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *