• |
ide | kryesore

Hija e Steve Bannon në Ballkan dhe mundësia e ndryshimit të kufijve

Ide



Javët e fundit kanë sjellë një sërë ngjarjes që sugjerojnë kontakt të intensifikuar midis politikanëve nga Ballkani dhe ekstremit të djathtë amerikan.

Ata ndjekin takimet midis ish-strategut ( ndoshta dhe aktualit) të Trump Steve Bannon dhe kryeministres serbe të Bosnjës, Zeljka Cvijanoviç, midis Bannon dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe midis ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç, dhëndrit të Trump, Jared Kushner, dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit, John Bolton.
Ngjarje të tilla kanë marrë rëndësi më të madhe duke pasur parasysh sfondin – një ndryshim të dukshëm të papritur në politikën amerikane kundrejt mbështetjes së shkëmbimeve territoriale si pjesë e një zgjidhjeje midis Serbisë dhe Kosovës dhe një plani nga Bannon për të koordinuar një fushatë për etno-nacionalistët që ai i quan “populistë” në të gjithë Europën.
Daçiç deklaroi se, në krahasim me administratat e mëparshme të SHBA-së, presidenca e Trumpit dukej “më e përshtatur ndaj qëndrimeve tona” dhe “demonstron kuptim më të mirë të pikëpamjeve tona”.
A tregon kjo një zhvendosje të madhe në proces e sipër, me një administratë amerikane që shkatërron institucione, e ngritur për të krijuar precedentë të rinj në Ballkan duke kultivuar kërkesat e etno-nacionalistëve me shpresën për të zëvendësuar moderimin europian me vizionin e tij të “populizmit”?
Një sërë faktorësh po kontribuojnë në lulëzimin e kësaj aleance, por ka edhe faktorë kufizues.

Pushteti i personalitetit
Nëse ka një karakteristikë që e dallon sjelljen e Trumpit nga politika ndërkombëtare, është mosbesimi i tij i thellë në shërbimin profesional civil që ai e përshkruan gabimisht si “shtet i thellë”. Ai ka anashkaluar sistematikisht Departamentin e Shtetit, duke e vënë atë nën administrimin e zyrtarëve të papërvojë që kanë mbikëqyrur një eksod masiv të personelit të specializuar.
Në vend të ekspertëve, politika është vendosur në duart e disa individëve të besuar, shumica e të cilëve në Shtëpinë e Bardhë. Ajo që do të thotë kjo në praktikë është se administrata po anashkalon praktikat e vendosura të vendimmarrjes formale dhe profesionale të shoqëruara nga mbikëqyrja publike dhe legjislative dhe po përpiqet t’i zëvendësojë ato me kanale informale të krijimit të politikave.
Njerëzit që ndodhen në këto poste të autoritetit vendimmarrës joformal janë atje në bazë të marrëdhënieve të tyre personale me Trumpin. Ndër ta përfshihen i afërmi i tij Kushner, ideologu Bolton dhe, derisa u detyrua të largohej për shkak se dolën për veprimtarinë e tij të paregjistruar si agjent i huaj, gjenerali në pension Michael Flynn.
Ndërsa anëtarët e këtij grupi përfitojnë nga aksesi i drejtpërdrejtë te presidenti amerikan, ata veprojnë pa këshillën e njerëzve që kanë njohuri me situata me të cilat ata përballen dhe u mungon njohuria, ekspertiza dhe përvoja.
Kjo ka hapur mundësi që shumë qeveri anembanë botës e kanë vendosur veten në një pozitë për të shfrytëzuar. Ideja e tyre e përgjithshme është se dominimi kaotik i politikës amerikane nga njerëz të tillë nuk do të zgjasë shumë dhe ata duhet ta pozicionojnë veten e tyre për të përfituar sa më shumë që është e mundur.
Nuk është habi që shtetet si Serbia dhe Kosova, si dhe Republika Srpska, duhet të përpiqen t’i bashkohen klubit. Ata janë midis pretenduesve që angazhojnë ndërmjetës për t’iu qasur administratës së Trumpit.
Kush janë ndërmjetësit që gjejnë ata? Në përputhje me një parim të përgjithshëm të hartimit të politikave që është i personalizuar dhe joformal, ata kërkojnë njerëz me lidhje personale me Trumpin.
Një nga marrëveshjet e fundit që njohim ne përfshin një marrëveshje konsulence të nënshkruar midis partisë qeverisëse të presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik dhe një firme këshillimi të panjohur më parë, “Tëin Rocks Global”.
Sipas regjistrimit të FARA (të gjitha firmat amerikane dhe individët që përfaqësojnë partitë ndërkombëtare duhet ta paraqesin këtë informacion sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj dhe të gjitha këto dokumente janë në dispozicion të publikut në https://www.justice.gov/nsd-fara) , SNSD e Dodik përfaqësohet nga “Twin Rocks Global” në marrëdhëniet me qeverinë amerikane, për të cilën “Twin Rocks Global” merr një pagesë mujore prej 10,000 dollarë.
Pikërisht nga këto të dhëna të FARA-s ne gjithashtu dimë se Republika Srpska mbështetet në shërbimet ligjore të firmës ligjore dhe lobuese në Uashington “Picard, Kentz dhe Rowe” për një pagesë mujore që varion nga 90,000 deri në 115,000 dollarë.
“Twin Rocks Global” duket se nuk ka klientë të tjerë ndërkombëtarë përveç SNSD-së, dhe përndryshe nuk ka shumë prani – firma nuk ka faqe interneti, për shembull. Ajo ndan të njëjtin staf (drejtorët Jason Osborne dhe Michael Rubino) dhe adresë (1002 Pennsylvania Avenue) me “Turnberry Solutions”. Adresa është gjithashtu shtëpia në Uashingtone ish-kryetarit të fushatës së Trump, Corey Lewandowski. Osborne dhe Rubino kishin të dy poste të larta në fushatën zgjedhore të Trumpit.

Lexo më tej mbi temën:

Ekskluzive Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës

Dyshimet/ A qëndron SHBA pas idesë të rishikimit të kufijve?

A funksionon?

Cvijanoviç, Thaçi dhe Daçiç, të gjithë dukeshin se ishin shumë të kënaqur me rezultatet e takimeve të tyre.
Në kohën që u zhvilluan, ka qenë e mundur të vëzhgohet në Bosnje një intensifikim i retorikës separatiste nga SNSD-ja, si edhe një forcim të aleancës së saj me partinë etnike kroate HDZ-BiH në Bosnjë. Kjo lëvizje është mbështetur nga Daçiç me një gjuhë të habitshme jo diplomatike.
Në të njëjtën kohë ka pasur një ndryshim dhe një ringjallje të shpejtë dhe shumë të përhapur të propozimeve për krijimin e zonave etnikisht homogjene si pjesë e “korrigjimit” të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës.
Nëse kjo është deklarata e një pozicioni të ri të Shteteve të Bashkuara mbi rajonin, atëherë kjo është lëvizja e parë e dukshme nga administrata e Trumpit në politikën në Europën Juglindore. Më parë, gjatë kohës së inaugurimit të tij, një grup interesant propozimesh për ripërcaktimin e kufijve për të krijuar bantustane etnikisht të veçanta në rajon u bë në Foreign Affairs nga Timothy Less, ish-zyrtar konsullor i Mbretërisë së Bashkuar në Banja Luka.
Kjo u hodh poshtë nga çdo specialist rajonal në një debat të shkurtër (shikoni letrën e hapur nga specialistët për redaktorin e Foreign Affairs si edhe përgjigjet nga Florian Bieber, Georg Vasilev dhe unë).
Por ndoshta frymëzimi erdhi vetëm tani. Ne kemi parë futjen e çuditshme të Bannon në politikën e rajonit, së bashku me ato që mund të jenë disa nga pasojat. Dhe nevojitet një shpjegim për kritikën e çuditshme të Trumpit ndaj Malit të Zi në një intervistë menjëherë pas takimit të tij katastrofik me Putinin në Helsinki.

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Afrimiteti zgjedhor dhe disa kufizime

A po afron më shumë prishja e improvizuar e institucioneve që Trump ka premtuar të djathtën ekstreme të Ballkanit me atë amerikane? Mund të ketë pasur disa ndërveprime dhe shprehje përzemërsie nga të dyja palët, por vështirë të shohim një marrëdhënie të mirë.
Ka padyshim disa lidhje që bashkojnë të djathtën amerikane me politikanët europianë të së djathtës, si Viktor Orban i Hungarisë, Matteo Salvini i Italisë dhe një numër figurash brenda dhe jashtë qeverisë në shtete si Britania e Madhe, Austria dhe natyrisht disa nga shtete të Europës Juglindore.
Ata janë veçanërisht të bashkuar nga armiqësia ndaj imigracionit, kundërshtimi ndaj institucioneve të demokracisë dhe një thirrje në tërësi ndaj ndjenjave të epërsisë racore, etnike dhe fetare. I çuar përpara nga pakënaqësia e ardhur nga mungesa e mjeteve ekonomike, ky është “populizmi” për të cilin flasin njerëz si Bannon.
Por dy gjëra të së djathtës europiane, ekstremistët e djathtë amerikanë nuk i kuptojnë. E para është se ndryshe nga e djathta amerikane, e djathta europiane në përgjithësi (me përjashtim të së djathtës ekstreme në Britani) nuk është anti-ndërhyrje shtetërore.
Në vend që ta shohin pushtetin si çmontimin të mirëqenies sociale, të punës dhe mbrojtjes së mjedisit, të djathtët në Europë e shohin atë si instrument që duan ta kontrollojnë. Në këtë aspekt, e djathta ekstreme europiane nuk mund të përshkruhet si konservatore.
E dyta është se e djathta ekstreme ka vështirësi me vizionin e një të djathte të bashkuar globale apo europiane. Themeli ideologjik i shumicës së partive të djathta në Europë siç është nacionalizmi dhe politikat e identitetit i bën ato që të fokusohen te kultivimi i armiqësisë së përbashkët, zgjidhje që ata nuk duan ta braktisin lehtësisht.
Po ashtu, ka dy gjëra që të djathtët e Ballkanit nuk kuptojnë te e djathta amerikane. Së pari, ata nuk zgjedhin mes lëvizjeve nacionaliste dhe zgjedhin të promovojnë njërën ndërsa hedhin poshtë të tjerat.
Ashtu si Vladimir Zhirinovski iu kundërvu mikpritësve të tij në Slloveni, ata kanë si vizion një “nacionalizëm ndërkombëtar” që bashkohet në kundërshtim me kosmopolitanizmin, liberalizmin dhe socializmin dhe që i përshtatet një dominimi nga një fuqi globale. Kur Bannon takohet me politikanë të Serbisë dhe Kosovës, ai i sheh ata si në favor të interesave të tij dhe nuk bën dallime mes tyre.
Gjëja tjetër që të djathtët në Ballkan nuk kuptojnë rreth të djathtëve amerikanë është se ata janë të margjinalizuar, pavarësisht okupimit të tyre kaotik dhe të përkohshëm të Shtëpisë së Bardhë.
Ata eprojnë kundër idesë së përhapur dhe të qëndrueshme për konsensus mes partive politike më të mëdha në SHBA, që nënkupton zgjidhje sipas ligjit të mosmarrëveshjeve dhe nuk ka probleme me aleancën e fortë mes SHBA-së dhe Europës.
Kur ekipi unik që mban pushtetin tani të largohet, presidenti i ardhshëm, pavarësisht se nga cila parti vjen, do të përpiqet të rregullojë marrëdhëniet e dëmtuara.
Në atë aspekt është më e arsyeshme të vlerësohet se nëse lind diçka nga dashuria mes dy krahëve të majtë, do të duhet që ajo të ndodhë shpejt dhe ka për të qenë e vështirë të rezistojë. Ky bashkim është vetëm pjesërisht i bekuar nga lidhja ideologjike dhe bashkimi i interesave nuk është i qartë.
Aventura europiane e Bannon nuk ka shumë perspektiva për sukses dhe në SHBA ky eksperiment i çuditshëm me qeverinë nga mafia ka gjasa të mbarojë shpejt. Drama që po shohim të shpaloset tani do të jetë interesante për sa kohë zgjat, por ka për t’i ardhur fundi.

 



6 Comments

  1. Mesa duket vazhdon urrejtja ndaj Trump edhe ne kete shkrim. Jane duke fajesuar Trump per kete nderkohe qe jane vete keta pas ketyre ngjarjeje. Fajesim per Trump dhe shfajesim per vete. hidh gurin dhe fshih doren.
    Pra, gjoja amerika e do … thote Thaqi – dhe keshtu shpreson qe ta realizoje planin e tij ….. Shoket europiane sorroiste te thaqit thone qe e ka fajin Trump,. Pra thaqi nuk ka faj dhe ata skane ca te bejne, jane te pafuqishem nga monstra Trump….nderkohe ne realitet perfiton serbia ne kurriz te kosoves, Plani serb realizohet duke hyre ne EU nderkohe kosova merr si gjithmone te trashin. Veper kjo e pseudo europianeve negativ ndaj shqiptareve duke pranuar shtete kriminale si Serbia njeheresh duke fajesuar Trump .Keta morra burokrat qe vetem i sherbejne planeve te ndyra te qarqeve anti euopiane anti amerikane.

    Problemi kryesor i politikes se jashtme amerikane !!!!!!! qenka hyrja e serbise ne BE???????????

    a cjeni qire per mend ju plehra ndyresira te sorrosit.

    Po per korene, sirine, rusine, kinen , irakun afganistanin israel palestine si probleme globale apo rreziku vjen nga hyrja ose jo e Serbise ne BE?????

    USA po sjell vemje ambasadore ne shqiperi si LU withers ,arvizu, nuk u bohet vone fare , e as po e rruj trapin shume per kosoven. Me lehte e kane ta lene ashtu si eshte. pa ndryshu gjo. Po pse do harxhojne energji per nje vend te humbur pa pike rendesie si shqiperia dhe kosova ????

    Ndoshta cdo njeri mendon qe bota sillet rreth tij dhe ne shqiptareve na duket se trumpin nuk e ze gjumi per ne te shkretin, biles aq shume sa solli Banonn qe e zhduku nga shpia e bardhe se sdonte ta kish neperkembe, solli dhendrin dhe john bolton per kete ceshtje kardinale!

    hajde mendje hajde jepi jepi shprehe fantazine se ne te i ke rene .

    biles biles CNN thote qe edhe melanine ne darke ne shtrat Trump i thote : i love Prishtina, kosove srce moje , ubi srbije , jebem tebe u dupe.. u usta hahahaha

    Debila !

  2. Twitter
    @EricGordy 19 h ago

    Thaci denies that he met with Bannon, as I wrote my piece on Balkan Insight today. The denial may be true. I relied on media reports of the meeting for the piece, which is a comment piece. If he did not, there must be another explanation for his behaviour.

    Eric Gordy is currently coordinator and principal investigator for the research project INFORM: Closing the Gap Between Formal and Informal Institutions in the Balkans, which has been funded with !!!!2.3 million Euros!!!! by the European Commission’s Horizon 2020 research programme.

  3. Gazeta “Zëri” ka arritur të sigurojë një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve. Në document propozohet që Kosova të marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, ndër të tjera përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj.

  4. I gjithë ky shkrim pa autor i paraqitur këtu nga Lapsi, rreket të krijojë bindjen se qenka e “djathta ekstreme amerikane” ajo që po bashkëpunon me qeverinë socialiste të Serbisë e me ish marksist-leninistin Hashim Thaçi.
    Vetëm fjalë, fjalë e asnjë fakt.
    Nuk përbën asnjë fakt të ri se nacional socialistët serbë , që nga Millosheviçi e deri tek Vuçiçi, e kanë përdorur me energji të mëdha makinerinë e tyre të dipllomacise, për interesat e Serbisë.
    Po të njejtën gjë ka bërë edhe e djathta nacionaliste shoviniste serbe e krahut Sheshel.
    Është gjithashtu një gjë jo e re, që nacional shovinizmi serb, ka derdhur qindra miliona për “firma private” lobimi, si në Europë ashtu edhe në SHBA.
    Pas gjithë kësaj propogande subjektive e paragjykuese që shtjellohet në këtë shkrim, për të akuzuar administratën aktuale të SHBA, se po përkrahka qeverinë socialiste të Vuçiçit në Serbi, cilido qytetar i thjeshtë edhe pa angazhime militantizmi partiak, do të bënte pyetjen e thjeshtë :
    Cili nga presidentët republikanë konservatorë amerikanë paskej mbajtur qëndrime oportuniste me qeveritë e vendeve komuniste apo socialiste ?
    A mund ta besojë kush që presidenti Trump, një president nga më të sulmuarit nga e majta sorosiane botërore si një i djathtë ekstremist, qenka “aleat i fshehtë” i vendeve socialiste apo komuniste ?
    Është fakt i njohur botërisht se ishte presidenti Bush (senjor), ai që pat përcaktuar i pari nga liderët e djathtë, VIJËN E KUQE ndaj Serbisë për Kosovën.
    Presidenti Trump po ndjek të njejtën politikë ekonomike të mbrendëshme e të jashtëme me presidentin nga më të suksesshëm të SHBA, Regan, që realizoi përmbysjen e nënshtrimin e perandorisë komuniste të ish Bashkimit Sovjetik. Isshte bumi i madh ekonomik që i solli SHBA Regani, që nxori në pah mjerimin e madh të sistemit ekonomik socialist. Ishte qëndrimi i tij i prerë antikomunist, që e bëri ate një autoritet të fuqishëm botëror.
    Kush e trimëroi Putinin që të bënte aventurën me Ukrainën ?
    Ishte biznesmeni multimiliarder Trump që nuk ishte fare i angazhuar në politikën amerikane, apo ishte presidenti Oama ?
    Gjatë cilës administratë presidenciale u fuqizua terrorizmi ekstremist islamik aq sa të krijonte edhe një shtet të fuqishëm si ISIS, në teritoret e Irakut e Sirisë ?
    A nuk janë pasojat e së ashtuquajturës “Pranvera arabe” e dështuar, ato që shkaktuan emigracionin e përmasave biblike të arabëve e afrikanëve në Europë ?
    A nuk ishte politika oportuniste e majtë europiane e amerikane, ajo që diktatorin popullvrasës të Sirisë, Asadin, aleat të Rusisë, e inkurajoi si pjesë e “koalicionit” antiterrorist islamik ?
    Mbrenda një vit e gjysmë që erdhi në Shtëpinë e Bardhë z.Trump, e shteti fantazmë terrorist islamik ISIS shkoi drejt shkatërimit të plotë.
    Kishte vite që dipllomacia ndërkombëtare jepte e merte me diktatorin komunist të Koresë së Veriut, që të respektonte vendimin e OKB për të shkatëruar armatimet bërthamore.
    Ishte “dipllomacia” e përfolur e Trump, që e detyroi aventurierin diktator Kim Jong un, që me bisht ndër shalë të takohej me te e të pranonte kërkesën për shkatërimin e armatimeve bërthamore.
    Mbrenda një kohe të shkurtër me administratën Trump u bënë ndryshime cilësore në sanimin e ekonomisë amerikane. U ul ndjeshëm papunësia, u ul ndjeshëm borxhi publik. U rrit më shumë se trefishi, ritmi i zhvillimit ekonomik, nga 1.6 që ishte vitin e fundit në administratën Obama, në 4.1 .
    Nuk ka ekonomist që të mos ta dijë se rritja ekonomike e një vendi të fuqishëm si SHBA, qoftë edhe sikur të jetë 1%, për vlera financiare është shumë më e madhe edhe më 20% rritje të vëndeve të pazhvilluara.
    Përse nuk “analizohen” këto ngjarje të ndodhura, po shtihet fall se çfarë do të ndodhë me “armikun” e Sorosit, presidentin Trump ?
    Ka pothuajse dy vjet qëkur është zgjedhur me vota si president z Trump, e askush nga “analistët” majtistë nuk meret me rezultatet e qeverisjes së tij, por janë përqëndruar vetëm në prallën qesharake se ish oficeri i KGB sovjetike Putin, president aktual autokrat i Rusisë, qënka ai që e ndihmoi “të djathtin ekstremist” Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale amerikane ??????????????
    Askush nuk e vë në diskutim faktin që shërbimet e fshehta ruse, kanë ndërhyrë e tentojnë të ndërhyjne në shtetet demokratike perëndimore, qoftë edhe në zgjedhje, por Rusia e Putinit, dihet se lidhjet më të forta të nëndheshme e mbidheshme i ka me shtetet komuniste si Kina, Kuba, Koreja e Veriut.apo shtete islamike antiamerikane si Siria apo Irani.

  5. Une vetem nje qe skuptoj se cfar loje bene Kryeministri shqiptar Rama apo gjithen kete loj e ka pregatit vete vetem e vetem qe te mbaj pushtetin ne shqiperi ku shte ky njeri qe flet me shume per Zahon se sa per ceshtjen kombetare opo vrasjet qe ndodhin ne shqiperi ku eshte fshehur ky njeri qe del dhe tht kame bere nje rrethrrotullim me asfalt dhe del dhjet her qe kame arrestoar aq -e kaq shqiptare per drita uijrea tulla dhe ska denuar nje akoma per kanabizimin e shqiperis per korrupsionin masiv .qe nga zyra e tij e deri tek me i vogli ku eshte pse fshehet pas zahos apo pak kemi ramen dhe na rreklamon edhe zahon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *