• |
ide | kryesore

Juventus nuk do surpriza, refuzohet oferta e PSG për Alex Sandro

Sport



Juventus e konsideron të konfiguruar skuadrën për sezonin e ri dhe në ditët e mbetura të merkatos nuk do surpriza. Kjo është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të ofertës së fundit të Paris Saint Germain për Alex Sandro.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka qenë gjithnjë në qendër të merkatos këtë verë dhe bardhezinjtë e mendonin të sakrifikueshëm, por në mungesë të një elementi të denjë e kur Spinazzola do të qendrojë gjatë në infermieri gjërat ndryshuan. Kampionët e Italisë majde do ta blindojnë brazilianin me një rinovim të kontratës.

Lajmi i mirë për Juventus, në vigjilje të debutimit në Bentegodi kundër Chievos. është rikthimi në grup i Benatia e Cancelos, ndërsa De Sciglio ka vazhduar punën i diferencuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *