• |
ide | kryesore

Kafshët e barabarta të Erion Veliajt

1, 2, Ide



Një investigim i thelluar i BIRN, nxori këtë javë në dritë një anë të errët të bashkisë së Tiranës. Në shkrimin e gazetares Lindita Cela (lexoje të plotë këtu poshtë), vihej në dukje se vetëm në një vit e gjysëm policët bashkiakë kanë vënë mbi 21 mijë gjoba ndaj tregtarëve ambulantë që shesin në trotuaret e qytetit të paliçensuar.

Investigimi i BIRN/ Gjoba marramendëse e Veliajt për tregtarët ambulantë

Secili banor i Tiranës, ka qenë së paku një herë dëshmitar i atyre skenave, kur fshatarë të zbritur nga rrethinat e kryeqytetit, vrapojnë të trembur, duke mbajtur në dorë ato pak prodhime të bahçeve të tyre, vetëm me frikën se policia mos u rrëmbejë prodhimin, me shitjen e të cilit mbajnë familjen.

BIRN i tregonte me dëshmi të dokumentuara këto skena, që janë shembulli më i mirë i forcës së pakompromis së pushtetit ndaj të dobtëve dhe më të pambrojturve. Natyrisht, media investigative jepte edhe argumentat e bashkisë, se përse është ngërthyer në këtë luftë. Dhe po t’i shikosh një e nga një, ato duken logjike. Beteja, “për rrugicat që kërkojnë diell” siç e quajti dikur këtë aksion kryebashkiaku, në pamje të parë, ngjan e shëndetshme për qytetin.

Ajo ruan dhe mbron shëndetin e konsumatorit, ajo garanton në parim konkurencën e ndershme, (ku disa paguajnë taksa për shitjen e prodhimeve të tyre, prandaj dhe të tjerët nuk mund ta anashkalojnë këtë) ajo ruan përdorimin e hapësirave publike në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Deri këtu gjithkush do të duartrokiste.

Por, këto parime nuk janë të vlefshme për të gjithë. Nëse prioritar do të qe shëndeti i qytetarëve, ne nuk do të shikonim për shembull me dhjetra betoniera që qarkullojnë gjatë ditës në qytet dhe që e ndosin atë, në mënyrë të frikshme. Nëse, principi i konkurencës së ndershme do të zbatohej gjithmonë, bashkia nuk do të jepte leje ndërtimi në mënyrë flagrante pa konsensusin e pronarit të tokës (lexo këtu denoncimin tek Lapsi.al). Nëse prioritet do të qe ruajtja e hapësirës publike… këtu më mirë të mos japim shembuj se do të ishte qesharake që ky parim të përligjej me çlirimin e trotuarëve nga tregëtarët ambulantë.

Skandali/ Shembulli si i lëshon lejet e ndërtimit Erion Veliaj

Pra, problemi i Bashkisë së Tiranës nuk është se do të vërë rregull ndaj disave, por se i njëjti rregull sot nuk është i zbatueshëm për të gjithë njësoj.

Në Tiranën e Erion Veliajt e ke më të lehtë të ndërtosh një grataçielë në mes të qytetit, sesa të arrish të shesësh fiqtë e bahçes tënde në një cep të humbur të tij.

Dhe ky është fiks ilustrimi i frazës së famshme të George Orwell-it “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por ka kafshë më të barabarta se të tjerat”.

Ky është thelbi. Kjo po ndodh dhe me bashkinë e Tiranës, që është në fakt një zbatim i politikavve të nisura nga kryeministri i së majtës Edi Rama. I atyre politikave që po e rokullisin vendin drejt një konfikti social: jo më mes PD dhe PS, as mes ish komunistëve dhe ish të persekutuarve, aq më pak mes partizanëve dhe ballistëve, por mes të varfërve dhe të pasurve.

Tirana e Erion Veliajt është laboratori më i dukshëm i kësaj kontradikte që ka nisur të zjejë.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Ky është një “RAMË” në miniaturë por dhe më i keq! Kujtoni Ramën si kryebashkiak që 10 vite U mburr se pastroi parkun Rinia dhe Lanën nga kioskat por shkatërroi gjith qytetin me ndërtimet skandaloze (shikoni Komunën e Parisit) dhe ndërtimet si kunja në ish hapësirat e Tiranës! Dhe Veliaj ska si të jetë ndryshe :i tregon dhëmbët fukarenjve dhe bën biznes (vjedh, korrupton e pkaçkit) me të pasurit! E zëntë haku i hallexhinjve ishalla!

    1. Qenke nje burre llafazan ti,nje kurve e keqe,qe spaske shoqen.

      Ik o burre bushter se ngele portaleve,o mut muti

  2. Bushat nuk e ke idene se sa me behet qejfi per ju ‘tironcat’ qe deshet dhe e votuat kete kelysh sorosian!
    Ishallah po jua hip edhe 4 vjet prape!!

  3. Oh sa e rruan Veli mamaja per kete “zbulim” te Bushatit.Demokrat,aristokrat/bum kopacja,ver parate.Ishalla Bushati dhe fshatari i vrerosur Shkull-hak nuk hyjne ne rradhet e proletariatit .

      1. Or danieli! Ti qe mbron nipin e hysniut dhe djalin e bushatit je komunist jo dikush tjeter! Te jesh kaq idiot per ta kuptuar,se vetem me njerez si ty danieli, andi do te quhet demokrat sepse berisha e bente kur e kishte ne Paris dhe andit i vinte rehat! Injoranca e njerzve te saliut eshte fatkeqesia me e madhe e shqiptareve!

        1. jo cdokush qe kritikon keta maskarenj sic jane Edi Rama dhe lali Eri Veliaj jane berishiste, kur nuk sheh nuk eshte turp te vesh gjyslyke. mospranimi i miopise nuk te permireson shikimin.

  4. Mos pret gje qe Veli fiku te ndaje parate me pjate ne dore tek fukarenjte.Ai beri dy dasma ne keshtjellen e Gjirokastres me parate e mamase qe ka pension 150 euro /muaj,apo prisni te ndaje supe me garuzhde ne dore.

  5. Bravo ju qofte ju te pasurve qe e rruani kaq shume fallusin per te varfrit. Sa me shume biznesmene te shesin qepe, sallate, pras te shtrire neper trotuaret e qytetit, aq me I zhvilluar eshte ky qytet.

  6. Mjafton te shihni zonen e Don Boskos apo te zonave te tjera ne Tirane,vec 1 firme ndertimi e ka mar persiper per ndertim pallatesh.

    O Edi Rama,o kurve e rilindur!

  7. Per me teper kelyshet komuniste,kelyshet e kuq jane kudo duke na qeverisur vendin.
    Mjafton te shohesh keto burra kurvash qe per fame bejne te paberen.
    Sikurse Edi Rama qe shnderroi zonen e Don Boskos ne nje zone pallatesh monopol,apo te Veliajt qe e ka kthyer Tiranen plot me kulla.

  8. Kush e gjen nga eshte Erion Veliaj,shperblimi do jete modest,por zbulimi besoj do ju befasoje ??!?!?!?!Nje ndihmese e vogel !!!Asnje lidhje nuk ka me Tironen vendlindja dhe origjina nga katundi qe vjen ?!

  9. KU NJERI I FLLIQYR QE SIC THOTE VETE KAME SHITUR FIQ TE NA TREGOJ KU I KA SHITUR NE TE ZEZE APO NE MENYRE TE LIGJESHME TE NA TREGOJ FATUREN E DASMES SE VETE KUPONIN TATIMOR KU E KA TE DASMES.TE NA THOT CJANE KETO KJOSKA NE CDO STACION URBANI SE NE VITET 1993-1997.TE BEJ TRASPARENT SA LEK KO MLEDHUR NGA GJOBAT DHE PARKIMET TE NA TREGOJ SA LEJE PALLATESH KA DHENE VET ME FIRMEN E VETE.MOS TE BEJ POLITIKE BASHE NE NE RASTIN E GRISELDES………

  10. Po bjeri shkurt o Bushat kemi dy Tirana te ndertuara nga Lali Fiku njera e elitave ekonomike ku gjithcka ben eshte e perligjur, dhe tjetra e qytetareve te thjeshte qe duhet te jetojne me friken e ndeshkimit te ligjit per cdo gje qe ben ,fiks modeli i Edi RAMES shtet per te verferit dhe asnje penalizim per Oligarket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *