• |
ide | kryesore

Kamëz, 27-vjecarja i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë në banesën e saj

Lajme, Të fundit



Një 27-vjecare i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së sotme duke konsumuar fostoksinë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Kamez teksa 27-vjecarja R.M është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të renë t’i japë fund jetës.

“Më datë 14. 08. 2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasja R. M., vjeçe 27, banuese në Kamëz, e cila sipas familjarëve ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj dhe rreth orës 14:00, ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”- thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. O gazetare Jale! Akoma nuk dini te shkruani “fotoksine”?
    E pite kafen te Blloku sot? Apo ne Drimadhes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *