• |
ide | kryesore

Kërkohej nga Juventus e Manchester United, Godin tregon pse zgjodhi të qendrojë tek Atletico

Sport



Diego Godin i tha jo shumë ofertave në merkaton e kësaj vere për shkak të lidhjes së tij të fortë me Atletico Madrid, por edhe “për motive personale”. E shpjegon kështu vendimin e tij uruguajani për të mos e lënë klubin e Colchoneros. Diego Godin foli nga Tallinn ku ndodhet për të luajtur Superkupën Europiane: “Jam krenar që jam kapiten i skuadrës dhe dua të vazhdoj ta ndihmoj sa të kem mundësi”, thotë Godin që bën të ditur se ka patur “oferta të ndryshme” për të lënë Wanda Metropolitano. Të gjitha të refuzuara, duke nisur nga ajo e Manchester United që, në krahasim me Juventus, i ofronte një kontratë milionere: “Nuk e kam rinovuar ende kontratën – thotë uruguaiani – Kam marrë vërtetë shumë oferta, por qendrova tek Atletico Madrid për motive personale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *