• |
ide | kryesore

“Klubi më i mirë në botë”, Barnsley bën ftesën prekëse

Sport



Një gjest i bukur, ai i kryer nga Barnsley. Klubi anglez, që militon në Championship, është bërë protagonist i një akti të admirueshëm ndaj Chris, një tifoz që vuan nga disa probleme të shëndetit. Duke u njohur me vështirësitë e Chris, klubi i Barnsley, i ka dërguar një letër të firmosur nga administratori i deleguar Gauthier Ganaye ku i është ofruar ndihma e duhur dhe një ftesë për kafe:

“I dashur Chris,
Ndjesë për këtë letër pa ndonjë arsye të dukshme, por kisha dëshirë të të shkruaja. U njoha nga rrjetet sociale për faktin se nuk ke kaluar momente të mira kohët e fundit. Nuk jam i qartë për cfarë bëhet fjalë, por shpresoj që gjithcka të rregullohet për ty. Ke qenë një tifoz i kësaj skuadre për shumë vjet, kështu që nëse mund të bëjmë dicka për ty, të lutëm të na e bësh të ditur. Je i lirë të vish këtu kur të dëshirosh. Dera ime është e hapur dhe kemi më në fund edhe një ekspres për kafe: duhet të falenderojmë Alfie Mawson për këtë! (lojtar i shitur në 2016 tek Swansea për 300 mijë euro)“.

Menjëherë, Chris e publikoi letrën në Twitter, me komentin: “Klubi më i mirë në botë” që tregon sa shumë e ka vlerësuar gjestin e klubit të tij të zemrës. Ndonjëherë mjafton pak për të qenë pranë tifozëve.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *