• |
ide | kryesore

Lojtari i kombëtares drejt Lecces, Ajeti emri i duhur për mbrojtjen

Sport



Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Arlind Ajeti, kërkon të largohet me cdo kusht nga Toro. Mbrojtësi ka edhe një vit kontratë me klubin “Granata”, por mund edhe ta zgjidhë me konsensus ndaj dhe po vlerëson disa alternativa.

Për shqiptarin ishte interesuar dhe madje bëri propozim konkret Crotone, por një rikthim aty nuk është intrigues për mbrojtësin. Në orët e fundit në lojë është futur Lecce, e sapo ngjitur në Serie B dhe mundësia për të gjetur një akord është e madhe.

Tekniku Liverani e ka kërkuar vetë Ajetin, tek shoqëria, si element për të forcuar mbrojtjen dhe ky vlerësim e ka bërë shqiptarin të reflektojë. Për më tepër, hapësirat e munguara në Torino e kanë bërë të dëshirueshëm largimin për 24 vjecarin, që nuk do të humbasë me tepër hiararki në preferencat e teknikut kuqezi Christian Panucci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *