• |
ide | kryesore

Padi drejt Trump me ankesën se shpërdoron 75 milionë litra ujë

Paparazzi, Slider



Prokurori i Përgjithshëm i Ilinoisit ka paditur “Trump International Hotel & Tower” të Çikagos për thyerjen e ligjeve mjedisore.

Padia e Lisa Madigan thotë se kjo pronë merr miliona litra ujë nga Lumi i Çikagos pa lejet e nevojshme. Për më tepër, prona nuk ka studiuar efektet që ka ky veprim në peshkun e këtij lumi, thotë ajo.

Një zëdhënës i Organizatës Trump tha se padia ishte politike. Në një e-mail të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, zëdhënësja Janet Isabelli tha se organizata ishte “e zhgënjyer” që është ngritur padia, “duke konsideruar se këto gjëra zakonisht trajtohen në nivel administrativ”.

Padia thotë se hoteli merr rreth 75 milionë litra ujë në ditë për ajrin e kondicionuar dhe sistemin e ventilimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *