• |
ide | kryesore

Pas Turit edhe Orinda braktis “Vizion Plus”

Paparazzi, Slider



Me afrimin e muajit shtator, që shënon dhe nisjen e sezonit të ri televiziv, televizionet e mëdha në vend duket se po nxitojnë të bëjnë marrëveshjet e fundit për të rinovuar programacionin e tyre që këtë vit duket se do të jetë plot surpriza.

Lëvizja më e re në tregun mediatik është ajo e Orinda Hutës, që siç ka mësuar “iconstyle.al” do të largohet nga ekrani i “Vizion Plus” ku prej vitesh ka drejtuar emisione të ndryshme si “Vizioni i Pasdites”, “Fustani i ëndrrave” dhe “Cover”.

Ky largim i moderatores vjen vetëm pak kohë pasi bashkëshorti i saj, moderatori dhe producenti Turjan Hysko gjithashtu pranoi se do të braktiste televizionin “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në “Klan”, ku së shpejti pritet ta shohim në drejtimin e emisionit “Familja” dhe në regjinë e show-t humoristik “Dupelx”.

Dhe ashtu siç pritej, edhe Orinda duket se do t’i bashkohet Turit në “Klan” pasi “iconstyle.al” ka mësuar se Huta është në bisedime me drejtuesit e televizionit për një emision të ri në këtë ekran dhe prania e saj kohët e fundit në ambientet e këtij televizioni nuk ka kaluar pa u vënë re.

Megjithatë, projekti që do t’i besohet Orinda Hutës në “Klan” me siguri do të zbulohet në vjeshtë, atëherë kur publiku do të njihet me gjithë surprizat që televizionet kanë rezervuar për këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *