• |
ide | kryesore

Serie A merkato prej 1 miliard euro, ja kush ka shpenzuar më shumë

Sport



Serie A për të dytin sezon rradhazi kalon 1 miliard euro në blerje dhe mbetet e vetmja në 5 kampionatet më të forta të Europës që i afrohet diktatit të Premier League. Pak ditë nga mbyllja e transferimeve, shoqëritë e Serisë A kanë shpenzuar 1005,9 milionë: ka kohë për ta kaluar 1.037,73 milionë të sezonit të kaluar e për të ngushtuar kështu hendekun me shoqëritë angleze, që e mbyllën dritaren e verës duke kaluar kuotën 1.400. Kanë mbetur pas Liga (778), Bundesliga (447) e Ligue 1 (405).

SUPER JUVE — Pjesën e luanit, ashtu si ishte e lehtë të kuptohet vazhdon ta ketë Juventus, që ka shpenzuar gati cerekun e atij miliardi: 234,9 milionë në total, përfshirë edhe 40 të paguara tek Bayern për të drejtën e blerjes së Douglas Costa. Janë të bardhezinjve edhe dy blerjet më të shtrenjta të verës: përvec 100 milionë për Ronaldon, janë edhe 40,4 të investuara për Cancelon. Objektivi është i qartë dhe i deklaruar: të fitojë Champions League.

KONKURENTET — Sinjale të rëndësishme edhe nga konkurentët kryesorë të bardhezinjve, që kanë tentuar të mos humbasin më tepër terren e, nëse është e mundshme, të shkurtojnë diferencën. Roma e Napoli janë në podium të klasifikimit të shpenzimeve në merkato. Verdhekuqtë, duke llogaritur edhe blerjen e fundit N’Zonzi, kanë shpenzuar deri tani 112,95 milionë për 12 blerje. Napoli përgjigjet me Fabian Ruiz (30), Meret (25), Verdi (23 plùs 2) e Malcuit (12) për një total prej 95,5 milionë. Ndonjë milionë më pak kanë nxjerrë milanezet: Inter (85,5) e Milan (81), por dy shoqëritë do të ishin shumë më lart nëse do të llogariteshin shifrat e të drejtës së blerjeve për lojtarë si Vrsaljko (6,5 milionë për huazimin e 17,5 për të drejtën e blerjes), Keita (5+34), Politano (5+20), Bakayoko (5+35) e Higuain (18+36).

RENDITJA E KLUBEVE NE BAZE TE SHPENZIMEVE
1. Juventus 234,9 milionë euro
2. Roma 112,6
3. Napoli 95,5
4. Inter 85,5
5. Milan 81
6. Torino 49
7. Lazio 43
8. Genoa 40,2
9. Udinese 36
10. Atalanta 33
11. Bologna 31,8
12. Fiorentina 31,5
13. Sampdoria 31,1
14. Sassuolo 30,7
15. Cagliari 22,5
16. Empoli 14,7
17. Parma 12,7
18. Spal 9,95
19. Chievo 6,55
20. Frosinone 3,7

TRANSFERIMET ME TE SHTRENJTA TE SERIE A
1. Cristiano Ronaldo 100 milionë (nga Real Madrid tek Juve)
2. Joao Cancelo 40,4 (nga Valencia tek Juventus)
3. Radja Nainggolan 38 (nga Inter tek Roma)
4. Leonardo Bonucci 35 (nga Milan tek Juve) e Mattia Caldara 35 (nga Juve tek Milan)
5. Fabian Ruiz 30 (nga Betis tek Napoli)
6. Steven N’Zonzi 26,65+4 bonus (nga Sevilla tek Roma)
7. Alex Meret 25 (nga Udinese tek Napoli)
8. Javier Pastore 24,7 (nga Psg tek Roma)
9. Simone Verdi 23+2 (nga Bologna tek Napoli)
10. Lautaro Martinez 22+3 (nga Racing tek Inter)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *