• |
ide | kryesore

Shqiptari tregon katastrofën e Xhenovas: Isha 300 metra larg, makinat fluturuan në ajër

Lajme, Të fundit



Ervini nga Tirana ishte me fat, sepse i shpëtoi mrekullisht tragjedisë së djeshme në Itali. Djaloshi 29 vjeçar nga Tirana, por që prej 5 vitesh jeton në Xhenova të Italisë, ishte dëshmitar i asaj tragjedie që ndodhi dje paradite kur një pjesë e urës Morandi u shemb duke shkaktuar deri tani mbi 30 të vdekur.

Ai tregon për redaksinë e Ora Neës minutat që e kanë ndarë nga vdekja.

“Kisha marrë disa materiale nga magazinën ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për t’i transportuar me furgon në destinacion e duhur.

Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar. Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër. Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim”

I pyetur nëse ka dëgjuar që mund të ketë shqiptarë të prekur nga kjo tragjedi, Ervini tregon: Kur u ktheva në magazinë një orë e gjysmë më pas pashë disa familjarë që po pyesnin rreth e rrotull për një djalë të tyre. Nuk po arrinin të komunikonin në telefon dhe kishin frikë mos ai kishte udhëtuar me makinë në autostradë në momentin e tragjedisë, por nuk di më nëse familja arriti të gjente djalin. Unë vetë nuk kam dëgjuar tjetër. As mediat italiane që po ndjek nuk kanë thënë gjë deri tani”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *