• |
ide | kryesore

Superkupa/ Atletiko për hakmarrje, Real për të treguar se mbetet dominues

F1, Sport



Në Tallin, në Estoni, është gjithcka gati për derbin spanjoll që do të vendosë Superkupën 2018. Në fushë Real Madrid (triumfues në Champions por pa Zidane e Cristiano Ronaldo) e Atletico (fitues i Europa League) që do të sfidohen për herë të parë në këtë kompeticion. Los Blancos, kampionët në fuqi, në rast fitore do të barazonin Milan e Barcelonën me trofeun e pestë, ndërsa Colchoneros kërkojnë hakmarrjen pas zhgënjimeve në Champions kundër Real në sezonet e fundit.

Dy formacionet e Madrid nuk janë sfiduar kurrë në Superkuën Europiane, por do të jetë hera e 10 që ndeshen në një kompeticion europian. Real në historinë e tij ka luajtur edhe më parë kundër një rivali spanjoll në këtë turne: herën e fundit ka thyer 3-2 Sevilla pas kohëve shtesë. Lopetegui ka grumbulluar për këtë ndeshje edhe kroatin Modric, pavarësisht zërave të merkatos që e shohin larg Madrid.

Kjo sfidë do të jetë edhe një përballje mes Griezmann, kampion bote i sapokurorëzuar me Francën, e Benzema, që nuk u thërrit për Botërorin në Rusi. Për Atletikon do të jetë mundësia për tuhakmarrë ndaj Real që ka fituar sfidat e fundit në Champions League: përvec cerekfinaleve të humbura në 2015, e gjysëmfinales së vajtjes në sezonin e kaluar, djegin dy finale në 2014 e 2016 të mbyllura në favor të merengues.

Pavarësisht ardhjes së Courtois, tekniku Lopetegui duket se ka ndërmend ta nisë me Navas në portë. Linja difensive do të përbëhet nga Carvajal, Varane, Ramos e Marcelo me Casemiro e Kross në mesfushë, ndërsa Bale, Isco e Asensio do të mbështesin Benzema. Atletico, në anën tjetër do ta rreshtohet me 4-4-2 klasik: Oblak në portë, Juanfran e Filipe Luis në krahë ndërsa në qendër dyshja uruguajane Gimenez-Godin. Në mesfushë Koke, Saul, Rodri e Lemar do ti japin hapësirë në sulm dyshes Griezmann e Diego Costa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *