• |
ide | kryesore

Tragjedia në Xhenova/ Zv.ministri frikësohet për Ramën: Godina e kryeministrisë në degradim!

Lajme, Të fundit



Pasi është njohur me rrëzimin e urës në Xhenova, arkitekti i njohur dhe zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli nuk e ka fshehur frikën për atë që mund të ndodhë me godinat e ministrive, të universitetit dhe ç’është më e tmerrshmja, me kryeministrinë.

Sipas Shkrelit tragjedia në shtetin fqinj është një moment për reflektim dhe godinave ku punojnë Rama dhe ministrat e tij, duhet t’u bëhet kontroll. Madje zv.ministri Shkreli tregon se sa është ndjerë i frikësuar, kur ka parë rezultatet e provave mbi kampione të godinave nga pikëpamja e degradimit.

“Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamje te degradimit)” thotë Shkreli në reagimin e tij.

Zv.ministri nuk jep detaje se kur i bëri provat e kampioneve në kryeministri, por kjo ka gjasa të ketë ndodhur në 2013, kur godina u rikonstruktua pa tender, pa preventiv, pa asnjë dokument dhe pa u marrë vesh kurrë se kush i pagoi paratë.

Ndaj është e rëndësishme të kuptohet se në statusin e tij në Facebook, kur Shkreli flet për degradim, ai i referohet vetëm betonit të godinave dhe jo punës apo njerëzve që drejtojnë qeverinë.

Më poshtë statusi i plotë:

U R A . M O R A N D I

Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.

Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.

Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).

Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.

Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe!



4 Comments

  1. Mirë është që ndërtesa e kryeministrisë të prishet dhe në atë truall të ndërtohet me PPP një kullë 105 kate, ku 5 katet e para janë Kryeministri, kurse 100 katet e tjera ti marr ndërtuesi Artan Shkërdhateli.

  2. Po clidhje ka kryeminstria me uren , cfars mashtrusesh ptu fare qelbur! Keto dune nga nji manall ai i bo fajde keryre palacove

  3. “Artan Shkreli nuk e ka fshehur frikën për atë që mund të ndodhë me godinat e ministrive, të universitetit dhe ç’është më e tmerrshmja, me kryeministrinë.”
    uau,të na zërë përfund kryeministrin tonë kryeministria fashiste??
    qyqa mor shkrel neokolaboracionisti,si ka mundësi ti vihesh kundër ndërtimeve të italionve!si ka mundësi të thuash se k/ministria qënka në degradim,kur 5 vjet më parë hodhe një kamion me euro për ta rinovuar!?
    si ka mundësi që sot po na thua se nuk ja vleka më dhe qeka rrezik për naltmadhninë e tij palloshin e tironës!?
    apo ndryshuan kohët?!
    dje ju dhatë disa kacidhe kamikatzeve që ju ndihmuan në zgjedhjet e 13ës,dhe sot që keni gjetur kmikulo të rinj po shkatërroni gjithçka në tironën e palloshit??
    sa kulla keni ndërmënd të ndërtoni tek çdo ministri e sa tek K/ministria??
    tek universiteti!?nja 30 copë pa pikë problemi!!
    a vetëm një gjë kam ndërmënd të të kujtoj!!për ish KQ,mos e hap gojën!!përsa kohë është ilir bllok meta!!shpresojmë e zen brënda!!pastaj e dekorojmë si presidenti më i mirë që ka parë shqipëria(sipas palloshit të tironës)!
    fusha do ti marrë të gjitha,apo keni ndonjë kamikatz të ri që ju jep më shumë??
    ska rëndësi,e krijoni pa pikën e problemit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *