• |
ide | kryesore

Cungu kapet me fatin: “Ndeshja më e vështirë në karrierë”

Sport



Fitore 2-0 që nuk mjafton për të rikuperuar hendekun që e ndante Kukësin nga Torpedo Kutaisi, por që për teknikun e Bluve, Armando Cungu, u luajt si duhej nga skuadra e tij, që me pak fat do të ishte kualifikuar.

“Ishim të pafat edhe sot edhe në ndeshjen e parë, shpjegoi tekniku shkodran. “Kishim tre mundësi të mira për të shënuar dhe për të arritur kualifikimin. Për mua si trajner ishte ndeshja më e vështirë, sepse përmbysja që kërkohej ishte shumë e madhe. Duhej karikuar skuadra të dilte para, të ruhej ekuilibri për të mos pësuar. Megjithatë me pak fat mund të ishim kualifikuar”, deklaroi Cungu.

Rikthimi i Allës dhe Maliqit i ktheu stabilitet prapavijës kuksiane dhe piëkrisht këtë fakt nënvizoi tekniku pas ndeshjes: “Alla dhe Maliqi i dhanë ekuilibër skuadrës. Në një repart me katër nuk është pak të kesh dy lojtarë mangut si ndodhi në transfertë. Nëse duhet të kem një peng është ndeshja e parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *