• |
ide | kryesore

Trump-Erdogan, një duel humbësish

2, Ide



Ngaqë në lojë janë dy aktorë kryesorë – populisti shpërthyes Donald Trump dhe autokrati i ashpër Rexhep Taip Erdogan – që vendosin testosteron me shumicë në praktikat e tyre diplomatike, është e vështirë të vësh bast se si do të rrjedhë beteja e tanishme mes ShBA dhe Turqisë.

Në fakt është një ndeshje spektakolare që ka nisur ndërmjet dy vendeve. Ajo zjente prej muajsh.

Pa sukses Ankaraja i kërkonte amerikanëve Fethullah Gülen, kreun e vllazërisë të cilën presidenti turk e akuzon për grushtin e shtetit të korrikut 2016. Gjithëashtu pa sukses, Uashingtoni, këmbëngulte për lirimin e një pastori evangjelist që autoritetet turke e akuzojnë në mënyrë tejet fantaziste se është përzier në tentativën e puçit (lexo poshtë).

Portret/ Kush është, Andrew Brunson, pastori që ka futur në konflikt ShBA me Turqinë

Këtyre i’u shtoheshin divergjenca serioze mbi luftën në Siri, ku Uashingtoni mbështet forcat kurde për të mposhtur ISIS-in, ndërsa Turqia do të zhdukë nga teritori i saj, po ashtu si nga Siria, çdo lloj forme të rezistencës kurde.

Brenda disa ditëve këto mosmarrëveshje degjeneruan. Të premten, më 10 gusht, Donald Trump njoftoi dyfishimin  e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit turk. Këto sanksione mjaftuan për të zhytur lirën turke në një stuhi të fortë monetare dhe për destabilizuar një ekonomi të dobësuar nga inflacioni dhe borxhi publik. Erdogani denoncoi menjëherë një komplot politik dhe i bëri thirrje mbështetësve të tij t’a përkrahin në këtë ‘betejë kombëtare”, në emër të Allahut kundër dollarit.

Hutimi i Parisit dhe Berlinit

Kur dihet që ShBA dhe Turqia janë aleatë për një kohë të gjatë, shtylla në NATO-s që prej kohës së luftës së ftohtë kundër BRSS, të lidhura përmes një traktati mbrojtjeje reciproke dhe prej shkëmbimesh të forta ushtarake (armatime bërthamore gjenden në bazën e Incirlikut në Turqi), kjo përplasje zhurmaxhinjsh është e pa precedent.

Konsekuencat ekonomike mund të jenë të ashpra. Natyrisht për ekonominë turke, por në një plan më të gjërë edhe për bankat ndërkombëtare, europiane sidomos, tek të cilat kompanitë turke kanë borxhe të mëdha.  

Konseguencat diplomatike nuk janë më pak të rrezikshme. “Ne kërkojmë miq dhe aleatë të rinj” ka shpallur tashmë Erdogan. Me ëndrat e madhështisë së rilindur Ottomane, ky i fundit po përpiqet të ndërtojë përballë ShBA, “një aks rezistence” përreth Ankarasë.

Ai po kërkon mbështetjen e europianëve, të cilëvë u ka në dorë një mjet të fortë shantazhi, që kur është angazhuar të kontrollojë flukset emigruese që vijnë nga Lindja e Mesme

Mungesa e përgjigjes së Francës dhe Gjermanisë ndaj propozimit të presidentit turk për një takim katërsh së bashku me Rusinë për çështjen e Sirisë, tregon qartë për sikletin e Parisit dhe të Berlinit.

Vladimir Poutine, në të kundërt fërkon duart nga kjo krizë dhe ai nisi menjëherë ministrin e tij të jashtëm në Ankara. Për momentin ai është i fituar në të gjitha drejtimet, sepse dobësimi i NATO-s është për të një objektiv strategjik.

Përpara se ta shtyjnë shumë përpara ndeshjen e tyre, Donald Trump dhe Erdogan do të qe mirë të ndërgjegjësoheshin. Në të kundërt do të ishin dhe njëri dhe tjetri humbës. I pari se nuk do të kishte më në krah një aleat me peshë në rajon dhe i dyti sepse do të binte në duart e Moskës.

Editoriai i së përditshmes le Monde 17 gusht

Lexo me tej:

Analiza / “Gjithnjë e më i izoluar Erdogani po dorëzohet tek Putini”

Surpriza e radhës: thirrja që Erdogan u bën turqve

Mos e humbni: Ku mund t’a çojë vendin miqësia Rama Erdogan

 



3 Comments

  1. kur analistet nuk prekin esencen ne analiz ,dhe analiza mbetet pa fryt ,ne analiza te mella gjithperfshirese nuk flitet me tema por kapituj,e kur flitet me kapituj fillon qartesia kuptimi vlersimi dhe detajimi,kapitujt ne kete rast kemi 1,fjala dhe puna 2rregulli dhe ligji ,pastaj mbi keto cfar kan futur ,si element zhvillimi ,ne politike strategji plan ,drejtesin te verteten hakun ,apo interesin padrejtesin,keto te dyja analizohen me fakte ,nese element zhvillimi eshte interesi padrejtesia,,padrejtesia eshte humbese zhgenjyese ,jo triumfuese,sepse bart me vete cdo te keqe,nese element zhvillimi eshte futur drejtesia haku e verteta gjith treguesit ,ne zhvillim kan pozitivitet ,eshte rrug zgjilljesh pa probleme,kurse padrejtesia eshte rrug problemesh pa zgjillje,ne fakt sejcili e don te drejten e vet,dhe per veten shpenzon shume,dhe padrejtesin e urren ,por duke u bere padrejtesi tjereve ,ai shkatrron veten e vet,ndonse shpirti ndergjjegja nuk ja pranon por me gjymtyret e tije te keqes po i ben sherbimin te keqen po e mbjell i sherben dhe ate rendiment do marriin sepse keshtu zoti gjerat i krijoj te miren nga e keqa e dalloj ne vler cilesi ,ato jan ligje dhe nuk ndryshojne ,veper keqive jo caktoj ndeshkim dhe vepermireve ju caktoj shperblim ,ne mes dyjave keshilloj pendimin duke ja lene faljen meshires tije per penduesit,shikoni se si ne cdo fushe shkencore ,sukseset i arrin vetem permes te vertetes ligjeve te zotit,shikoni fushen e politikes kerkojne qe sukseset ti arrin permes interresit ,ku interesi i nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera ndersa padrejtesin korrupsionin e luftojme te gjith me ligje dhe veprime ,deri tani bota eci me dy standarte ,te flasesh bukur dhe te veprosh sipas interesit duke perdorur edhe forcen ,por zhvillimi nxorri faktet dobesit ,e formimit profesiona njerzore ,qe nuk jan ne gjendje ,ti bejne analizat e drejta ,qarta ,aktuale mbi baza fetare shkencore dhe praktike ,duke u bere leva e ndreqes gabimeve dhe mbulljes se burimit krimeve,por analizat i bejne sipas interesiit ,duke i cuar gjith drejt vetzhgenjimit

  2. skenari eshte i thjeshte fare. erdoganit i duhet nje alibi per krizen ekonomike qe e ka shkaktuar vete, ne menyre qe te fitoje zgjedhjet lokale qe priten te zhvillohen brenda ketij viti, dhe trumpi ia siguroi kete alibi. pra, fajin per krizen e ka amerika (armiku i jashtem) dhe votat e turqve le te behen plumb per armikun.

  3. Sado u përpoqa që të gjej se ku dalin të humbur Erdogan e Trump që ka vendosur redaksia në titull të këtë shkrimi të Le Monde, duke lexuar përmbajtjen e shkrimit më del se më e humbur në këtë mes del politika liberale hiq e mos këpëut e BE.
    Presidenti aktual i SHBA, ndonëse më i sulmuari nga mediat e majta si të Amerikës, ashtu edhe të Europës, doli fitues i zgjedhjeve presidenciale edhe kur këto media përbetoheshin se do të dilte me humbje të mëdha.
    Në afërsisht dy vite të presidencës së tij, edhe këto media e pranojnë se ekonomia amerikane ka ndryshuar në drejtim pozitiv. me ulje të ndishme të papunësisë, të borxhit publik dhe rritjes së ritmve të zhvillimit ekonomik me mbi 4% . I fituar pra ka dalë kombi amerikan e me këtë sigurisht edhe presidenti që ka zgjedhur.
    Sa i takon politikës së jashtëme, ndonëse siç e thotë vetë Trump akoma nuk janë ndarë plotësisht hesapet me shtetin terrorist islamik ISIS që “lulëzoi” gjatë presidencës Obama, në Europë janë paksuar sulmet terroriste, e ISIS po shkon drejt shkatërimit. Po e njejta histori edhe me shtetin diktatorial terrorist të Kim Jongut në Korenë e veriut. Kim Jongu që kërcënonte SHBA se do ta shkatëronte me armët e tij bërthamore, ashtu rondokop si top futbolli, u rrokullis e pranoi që ti shkatërojë këto armë. Trump publikisht ka deklaruar se nuk i beson fjalës së komunistëve.
    Kush ka dalë i “humbur” në këtë betejë politike, ushtarako-dipllomatike ?
    Trump apo politika liberale majtiste e Le Monde ?
    Me Erdoganin punët janë më të ngatëruara e nuk po shtyhem më tej se kush është humbësi e kush fituesi, sepse më duket që humbës dalin të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *