• |
ide | kryesore

Europa League/ Kukësi fiton por nuk i’a del, Shkodrës i pritet goditja për 3-0

F1, Sport



Ishte e vështirë, shumë e vështirë, në fakt, që në raundin e tretë të Europa League një skuadër të rikuperonte 3 gola disavantazh për tu kualifikuar. Kukësi i shkoi pranë, më shumë se afër madje, por keqardhjen për mos përmbushjen e objektivit duhet ta kërkojë në ndeshjen e parë, në atë disfatë 5-2 ndaj Torpedo Kutaisi, që kompromentoi shanset e një skuadre që mund të kishte shkuar edhe më larg.

Kundër shumë situatash në disfavor Kukësi me shumë dëshirë provoi dhe bëri mirë sa për të frikësuar gjerogjianët që vuajtën shumë për të kaluar raundin në Europa League. Statikët e Torpedos u vunë në sprovë nga shpejtësia e Reginaldos, por rrjedha e lojës ndryshoi mbi të gjitha me futjen në fushë të Cyrbjas.

Ish-mesfushori i Teutës ishte i aftë të kalonte një për një kundërshtarin, të krijonte superioritet numerik dhe topat në zonë ku sulmoheshin rregullisht nga mozambikasi u bënë faktor për dy 121 metërshat e akorduar për Kukësin: të dy të fituar nga Reginaldo e të finalizuar po nga vetë sulmuesi.

Kukësi besoi se mund tia dilte, madje mundësitë ishin, por në fund në tre momente Harba, Reginaldo e Shkodra nuk mundën dot të kalonin portierin Kvaskhvadze. Vecanërisht për tu përmendur silura e numrit 10 që i dëshpëroi të gjithë për 3-0 e munguar, që do të ishte ajo e kualifikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *