• |
ide | kryesore

Familja Messi problematike, dënohet edhe i vëllai i kampionit të Barcelonës

Sport



Pas të atit, edhe Matias Messi, 35 vjecar, vëllai i kampionit të Barcelonës Lionel, është dënuar për armëmbajtje pa leje me dy vjet e gjysëm burgim, ndëshkim që është konvertuar me punë në shërbim të komunitetit. Një nga këto shërbime do të jetë të japë mësim për 8 orë në muaj në një shkollë futbolli, ‘Los Leones’. Për më tepër duhet ti nënshtrohet një trajtimi psikologjik.

Vendimi është marrë me gjykim të shkurtuar, përmes akordit të prokurorisë dhe avokatëve të vëllait të Messit. Çështja, në fakt, i takon nëntorit të kaluar, gjatë një kontrolli kur Matias Messi kishte pësuar një incident, ndërsa po ngjitej me motoskaf në lumin Paranà.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *