• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksident i shumëfishtë në Tiranë, personat e armatosur tentuan ti ikin policisë me makinë

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet në vendin e njohur si “kthesa e burgut”, pranë zonës së ish-trenit. Nga pamjet e publikuara duken dy makina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Nuk dihen ende nëse ka persona të plagosur.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një nga automjetet ndiqej nga Policia kur është përplasur me një tjetër makinë. Dyshohet se arsyeja ishte se personat që ndodheshin në të kishin armë në makinë.

Ambulanca dhe forca të shumta policia janë në vendngjarje. Një grua është parë të futej në ambulancë. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se gjendja e saj nuk dukej e rëndë. Mësohet se ka persona të shoqëruar.



1 Comment

  1. Ai te burgu eshte aksident i dyte brenda 10 sekondash per ate te Tuaregut, se aksidentin e pare e beri pak me larte tek Bulevardi i Ri duke perplasur 3 makina pasi ndiqej nga policia. Ne vendngjarje kish jo 1 e 2 por me dhjetra deshmitare okular.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *