• |
ide | kryesore

Pulat …apo diçka tjetër qëndron pas masakrës së Selenicës

Lajme, Të fundit



Deri tani dihet se masakra e Selenicës ku një 24-vjeçari Ridvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë e tij pati si shkak akuzat për vjedhje të pulave. Edhe në gjykatë i riu tha u ofendua për shkak se e akuzonin gjithnjë për vjedhje. Akuza e fundit si[pas tij kishte qenë për disa pula.

Por, Panorama në numrin e së enjtes hedh dyshime se shkaku i vrasjes nuk është vetëm ky, pasi mes dy familjeve kishte pasur gjithmonë konflikte për çështje pronash.

Sipas saj familja e 8 viktimave kishte jetuar më parë në një kodrine në fshatin Resulaj. Pas viteve 2000, ata kishin zbritur në fshat ku ndërtuan banesat në tokat e tyre. Por kjo nuk është mirëpritur nga familja e autorit të krimit. Madje, kanë pasur mosmarrëveshje për një pjesë të kësaj prone.

Për këtë shkak trupat e viktimave nuk janë varrosur në varrezat e fshatit, por në banesat e tyre pranë ullinjve. Ky veprim është bërë për të treguar se prona është e tyre edhe pas kësaj ngjarje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *