• |
ide | kryesore

Qeveria harxhoi në heshtje 70 milionë euro për luks në zyra

Lajme, Të fundit



Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur në mënyrë dramatike shpenzimet për zyra dhe orenditë e tyre dhe për ripërshtatjen e ambienteve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për shpenzimet e 7-mujorit 2018 një shumë prej më shumë se 5 miliardë lekësh shkoi për orendi dhe pajisje zyrash, rikonstruksione godinash dhe përshtatje ambientesh. Kjo shumë sipas kursit mesatar të vitit 2018 është rreth 40 milionë euro dhe gati trefishi i shpenzimeve që u bënë për këtë qëllim një vit më parë.

Të dhënat u përpunuan nga ‘Monitor’, në data bazën e shpenzimeve që Ministria e Financave ka publikuar për 7- mujorin. Por shpenzimet për fasada, rikonstruksione dhe orendi zyrash janë më të mëdha pasi ato janë shpërndarë në listën e shpenzimeve me emërtime të ndryshme. Por një sistem filtrimi mbi zërat kryesore nxori se, shpenzimet për periudhën 5-mujore janë rreth 40 milionë euro, të barazvlefshme për ndërtimin një spitali rajonal me kushte moderne.

Qeveritë shqiptare ndër vite kanë shfaqur simptoma të rënda në menaxhimin e shpenzimeve publike. Pa prioritete të qarta të zhvillimit të qëndrueshëm, taksat e shqiptarëve zbrazen në projekte jo efeciente. Ndërrimi i destinacionit të një strukture të qeverisë për më shumë se tre herë në katër vite ka krijuar kosto të panevojshme në buxhet.

Të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje konstante nga viti në vit, teksa nga ana tjetër rishpërndarja e tyre është copëzuar në projekte që nuk sjellin zhvillim. Rrogat dhe pensionet vetëm sa janë indeksuar me inflacionin dhe produktet e mëdha të investimeve mungojnë.

Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore në studimet të posaçme kanë vënë disa herë në dukje mungesën e eficencës së investimeve. Vetëkontrollet e qeverisë në entet e saj nëpërmjet njësive të auditit të brendshëm kanë zbuluar 7,8 miliardë lekë (58 milionë euro) shpërdorime nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave për vitin 2017.

Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave vëren se janë konstatuar 6286 raste të shkeljeve, për të cilat vlera e dëmeve llogaritet në 7.8 miliardë lekë./Monitor.



8 Comments

  1. Këta kanë 40 milionë euro për të zbukuruar zyra po nuk kanë 30 milionë për një teatër kombëtar. Kjo është ripjellja e hajdutllëkut dhe mashtrimit. Mendonim se ishin Sala, Nano e Meta po Edi Rama doli kryehajduti i hajdutëve se ja doli ta ngrejë në perfeksion hajdutllëkun që e kombinuar me propagandën populiste e ndenjet gju më gju me popullin të tipit Enver. Po ky e shkatërroi Tiranën më shumë se Enveri. Ai priahi pazarin e vjetër e bashkinë po Rama arriti ta shkatërrojë tërë qëndrën. Prishi sheshin Skëndeebej e lulishten pas monumentit të heroit, i mbushi lulishtet me pallate, prishi stadiumin, edhe te lukishtja e vogël para tij dha leje ndërtimi. Do të ndërtojë te garda, të prishë rrethin Scanderbeg ku gjenden teatri kombëtar dhe eksperimental. Dha leje ndërtimi pas 15katëshit….etj. Përveç shkatërrimi të qytetit me PPP e tija si ajo e Check up do na vjedhë dhe pasi të ikë. Tani të presim komentuesit me pagesë të shkrujanë nga zyrat e tyre të reja.

  2. Nje korrigjim te vogel per komentin tuaj Skender. Nje variant shume dinjitoz i ndertimit te Teatrit, i modifikuar duke ruajtur te vjeterin dhe duke bere nje bllok xhami ne mes, dizenjuar nga arkitekti Vladimir BREGU, nje nga arkitektet me me emer ne Shqiperi, kushton rreth 8 milion EU

  3. Nje fjale e urte popullore thote;Ruaju nga fukaraja po u be -zengin-se nga zengini[turqisht i pasur] nuk te gjen gje .Dhe keta morrat e kuq te buke e qepes keshtu po veprojne. Ju konfiskoi -erdhjeri-me ardhjen ne pushtet te gjithe te pasurve -borgjezeve-sic i quante ai pasurite dhe vete u be -sheik-bashke me shpuren e tij duke jetuar ne -bllokun e famshem-qe ishte nje molle e ndaluar per te gjithe popullin.Me ardhjen ne pushtet te -kameleoneve-qe nderruan emrin e partise nga -ppsh-ne -ps-dhe pinjolleve te tyre filluan grabitjet e pasurise tjetrit ne emer te shtetit sic po ndodh me prishjen e teatrit ,betonizimet e pafundme te ndertimeve duke ju marre 20%.Kurse tani ka ikur 20% ndahet me shume se gjysmen e marrin ata qe drejtojne qeverine e morrave te kuq dhe prape nje pjese e kenaqshme i mbetet edhe -morrit -ndertues . U KA HYRE DHE VETJA NE QEF KU SHPENZOJNE MILIONA LEKE DHE PER GJERA LLUKSI DHE NUK MENDOJNE SE NJE PJESE E MIRE E POPULLIT NUK KA BUKE TE HAJE .jU DUKEN SHUME ATO 20 MIJE LEK TE VJETRA ndihme ekonnomike qe merrte nje familje per te ngrene nje kafshate buke .Dhe per te mbuluar keto bejne nje propogande te shfrenuar me ate gjene e peshtirosur -gju me gju -me popullin duke folur sa me duar dhe kembe per arritjet imagjinare ,per ditet e lumtura qe po jeton ky popull.

  4. Stalin, tek fukarenjte qe u bene zengjina dhe kameleoneve qe nderruan emrin e partise a ben pjese katunari dhe sekretari i PPSH Sali Berisha?
    Te lutem na sqaro por shqip dhe jo turqisht!

  5. Ti more i pa emer me ngjan se do kesh ndonje–shyqyr -llastik-ne prapanicet.Une ne komentet e mia kam treguar pozicionin e te gjitheve qe kane qene ne drejtimin e -Pd-se dhe te Ps-se.Nuk mund te te shpjegoj pxicionet e liderve te partive ty sa here prapanica jote ka nevoje per -shyqyr -llastik-.

  6. Ti more i pa emer me ngjan se do kesh ndonje–shyqyr -llastik-ne prapanicet.Une ne komentet e mia kam treguar pozicionin e te gjitheve qe kane qene ne drejtimin e -Pd-se dhe te Ps-se.Nuk mund te te shpjegoj pozicionet e liderve te partive ty sa here prapanica jote ka nevoje per -shyqyr -llastik-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *