• |
ide | kryesore

Rrëfimi i kamionistit në Genova: Si frenova një hap nga ferri

Lajme, Të fundit



“Nuk e di si është e mundur që jam ende gjallë”. Janë fjalë të kamionistit i cili frenoi fetëm pak metra nga humnera e hapur pas shembjes së urës “Morandi” në Genoa. Ai ka folur për Corriere duke rrëfyer ngjarjen më të tronditëse të jetës së tij.

“Sapo më kishte parakaluar një makinë. E pashë në pasqyrë dhe më pas e vura re kur më doli përpara. Sapo kisha hyrë në mbikalim. Binte shumë shi. Për këtë shkak nuk po ecja me shpejtësi të madhe. Më pas, në pak sekonda ndodhi e pabesueshmja” – thotë ai.

“Ishte një një zhurmë e madhe. Skena që mu krijua para syve nuk do ta harroj kurrë. E pabesueshme. Në një moment nisi të dridhej gjithçka. Makina që kisha përpara u zhduk sikur u përpi nga mjegulla dhe retë. Ngrita sytë dhe pashë një nga shtyllat e urës që po shembej. Frenova gozhdë.

Instinktivisht nisa të eci indietro. Bëra disa metra dhe ndalova. Disa thonë se ky moment bëri që të mos rrëzohej edhe pjesa tjetër e urës. Zbrita nga furgoni dhe nisa të vrapoj në këmbë. Ishte një shi i tmerrshëm. Pashë makina të tjera që po vinin. U bëra me shënjë të ndalonin dhe të ktheheshin pas” – thotë shoferi që trasnportonte mallra për supermarketet e qytetit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *