• |
ide | kryesore

Rrëfimi shokues i të riut: Si tentoi t’i mbyste me thonj vajzat e saj Rudina Kishta

Lajme, Të fundit



Një i ri nga Lushnja, i quajtur Admir Murataj tregoi momentin kur shpëtoi nga mbytja dy vajza binjake të shtetases Rudina Kishta, 42 vjeçe. Admir Murataj thotë se është zhytur me not duke nxjerrë njërën prej vajzave nga uji duke i dhënë frymëmarrje artificiale.

Ai thotë se gruaja ka tentuar t’i mbysë më pas me thonj vajzat e saj.

“Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh. Në momentin që i kam parë, kam hequr telefonin nga xhepi dhe u zhyta me kokë pasi thellësia është rreth 3 metra. I kam hequr një gocë nga duart dhe tjetrën e kishte zhytur në ujë. I kam bërë frymëmarrje artificiale dhe e shpëtova. Një person tjetër e ka nxjerrë gruan. Pasi doli, deshi t’i mbyste me thonj. Policia ka ardhur shpejt dhe gruaja deshi të mbyste fëmijët nën sytë e policisë. Deshi të mbyste edhe veten. Ajo thoshte se janë fëmijët e mi. Ato thoshin “duam mamin”. As vetë nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. I shokuar kur pashë dy engjëj duke i mbytur. Unë vet vij këtu për të peshkuar” tregoi Murataj.

Gruaja është arrestuar nga policia dhe një ditë më parë ka dalë para gjykatës. Ajo ka deklaruar se bënte një jetë të vështirë dhe se dhunohej nga i shoqi. Edhe vajzat e mitura sipas saj, dhunoheshin nga bashkëshorti i saj. Mbrëmjen e 13 gushtit, ajo i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, ndërsa tha se kishte dashur t’i jepte fund jetës së saj dhe të vajzave duke u mbytur në lumë. Rudina Kishta do t’i nënshtrohet ekzaminimit psiqik.



2 Comments

  1. Ky eshte nje hero i vertete, dhe meriton vleresimin maksimal, por kete ngjarjen e kesaj monstres Rudina Kishta, mos e jepni cdo dite, se krijohet pershtypja qe vetem krime bejme ne shqiptaret.Shqyry te pakten portalet shqiptare nuk i japin lajmet edhe ne anglisht

  2. I lumte djalit qe i shpetoi te gjithe. Ne te njejten kohe duhet te mos paragjykojme edhe nenen e shkrete, qe ate qe beri megjithese shume gabim, e beri ne gjendje shume te renduar mendore. Ne mos gaboj flitej se kishte tentuar te digjte edhe shtepine. Sic thote vete — “… Ajo ka deklaruar se bënte një jetë të vështirë dhe se dhunohej nga i shoqi. Edhe vajzat e mitura sipas saj, dhunoheshin nga bashkëshorti i saj. Mbrëmjen e 13 gushtit, ajo i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, …”.
    Mendoj se ajo me teper tani ka nevoje per mbeshtetje per te sheruar veten, sesa per burgje, dhe patjeter te shkeputet nga njerezit dhunues. Zoti i dhente jete dhe mendje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *