• |
ide | kryesore

Thaçi: Kamikaz politik kush është kundër korrigjimit të kufirit të Kosovës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këmbëngul se korrigjimi i kufirit me Serbinë do të “fundosë ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës”.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë.

“Korrigjimi i kufijve dhe përfshirja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, përfundimisht e shuan ëndrrën e kamotshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë për ndarjen e Kosovës apo krijimin e Republika Srpskas në Kosovë. Është me interes të ritheksoj se i gjithë procesi duhet të përcillet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie dhe në fund të fundit qytetarët përmes referendumit do ta thonë fjalën e vet dhe vullnetin e tyre”, – ka thënë Thaçi.

Ai është zotuar se për këtë çështje dhe për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë do ta thonë fjalën qytetarët e Kosovës nëpërmjet referendumit, por ka theksuar se nuk do të lejojë askënd ta bllokojë arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e cila, sipas tij, siguron të ardhme evropiane për shtetin e Kosovës.

Ai e ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut pasi, sipas tij, ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë.

“Opozita dhe të gjitha partitë politike janë në favor të dialogut, janë për negociata, ndërsa ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë. Shumë lehtë është të jemi kritikë dhe shumë vështirë është të ballafaqohesh me kundërshtarët e Kosovës. Nuk është e lehtë as për mua të ballafaqohem me Vuçiqin. Lehtë është të qëndrosh si spektator, por vështirë është të luash. Kështu që edhe subjektet politike duhet të futen në lojë dhe t’i marrin përgjegjësit gjatë betejës. Nëse nuk duan, në fund të këtij procesi, nëse arrijmë ndonjë marrëveshje, atëherë duhet që qytetarët nëpërmjet referendumit të deklarohen për ose kundër kësaj marrëveshje”, – ka deklaruar Thaçi.

Presidenti ka thënë se nuk do të lejojë që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

“Pikërisht korrigjimi i kufirit Kosovë – Serbi dhe integrimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën eliminon përfundimisht pretendimet e tilla për pushtet ekzekutiv në Kosovë, duke nënkuptuar këtu edhe marrëveshjen e ish- kryeministrit Isa Mustafa me Vuçiqin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, me pretendimin për pushtet të tretë ekzekutiv apo ndonjë pretendim për Republika Srpska në Kosovë. Diçka e tillë nuk do të lejoj të ndodhë”, – është shprehur presidenti Thaçi.

Thaçi ka shprehur optimizëm se një bazë e mirë e marrëveshjes me Serbinë do të arrihet në pranverë të vitit të ardhshëm.



2 Comments

  1. “Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë.”
    po ti që del,i vetëm në një ditë të bukur vere,me një inisiativë të thënë në mënyrë gjysmake,çtë duket vetja se je??
    duhet të jesh ndonjë kamikul,sigurisht!!
    thua se do të përfshihen brënda kufijve të kosovës”Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit “,por nuk thua në asnjë rast!në asnjë të vetëm,se çfarë do të dalë jashtë saj!!
    ti o derimen,o idiot i lindur që thua se nuk do të lejosh “krijimin e Republika Srpskas në Kosovë.”,nuk thua se çdo të bëhet me atë pjesë që kërkon të bëhet”republika sërbska”??
    nuk thua se çdo të bëhet me veriun e mitrovicës!
    përse mor idiot i lindur,mor gomar me pushtet!!
    duke parashtruar planin tënd,privat,sepse askush nuk ja ka idenë se çfar ke në mëndje,në të gjitha drejtimet!duke e analizuar me të mirat dhe të këqijat e tij!duke i lënë kohë diskutimit!
    vetëm atëherë mund të quash kundërshtarët “kamikatz”!!
    pavarsisht se dhe atëherë nuk ke të drejtë,por prap se prapo ke dhënë tërë të dhënat për ti njohur dhe për ti diskutuar!!
    sot për sot ti po jep vetëm majën e aisbergut,dhe ajo është e lyer me ngjyrë jeshile!pra dhe majën e aisbergut që paraqet ti e paraqet të maskuar!e ke një mashtrim!!
    kush është kamikatzi këtu??
    ti që mashtron apo ne që kërkojmë informacion të plotë për atë që ke mneduar dhe po dhjet prej goje ti??

  2. Thaçi apo si e ka nje nga pseudonimet “gjarperi” ben mire te na tregoje se per hesap te kujt po luan kesaj radhe. Se e dine te gjithe qe ka qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit shqiptar e ne shtyp flite edhe si bashkepuntor i nje ose tre shteteve te tjere. E bashkepuntoret e agjenturave nuk guxojne te flasin e te veprojne ne koken e tyre. Thjesht zbatojne urdherat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *