• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kapet italiani me kanabis ne makinë në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Një italian 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë shqiptare pasi tentoi të kthehej në vendin e tij me një “kujtim të bukur” nga Shqipëria.

Në vend të suvenirëve që marrin me vete turistët ai kishte zgjedhur 6 kg kanabis. Por ai u zbulua gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e së mërkurës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të prapakolpit u gjetën rreth 6 kilogramë e 105 gramë marjuanë. Në pranga u vu Piero Mormina banues në Itali. Dosja për të i kaloi prokurorisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *