• |
ide | kryesore

Video/Historia e Saul, lojtari që dikur e tallën tek Real dhe u hakmorr në Talin

Sport



Diego Costa ishte protagonisti, por çmimin Oskar për një mbrëmje të paharrueshme në Superkupën Europiane e meriton Saul. Çfarë fitore për lojtarin e Atletiko Madrid! Një e kaluar tallëse në dhomat e zhveshjes së Los Blancos e një e tashmë si ndëshkues i Real Madrid. Pas fitores së Colchoneros, me golin që i hapi rrugën triumfin të rëndësishëm ndërkombëtar, ka një histori bulizmi.

I TALLUR – Në një intervistë dhënë për Mundo Deportivo, Saul ka rrëfyer sa i komplikuar ishte qendrimi i tij tek të rinjtë e Real. “Ishte një jetë e pamundur, më vidhnin këpucët e ushqimin shpesh akuzohesha edhe për cfarëdo që ndodhte. I dërguan trajnerit madje edhe një letër me veprime që nuk i kisha kryer kurrë. Asnjëherë nuk më besuan dhe 11 – 12 vjec nuk munda më të duroja abuzimin”.

RILINDJA – Një fëmijëri që ishte praktikisht një ferr dhe zgjidhja e vetme ishte të ndryshonte skuadër. Në Madrid kishte alternativë, Atletico. E kështu, Saul kaloi Manzanarre dhe zgjodhi Colchoneros. 2008 ishte viti që i ndryshoi jetën. Saul, në një ambjent ku ndihej mirë u rrit dhe fitoi besim. Klasi, ai kurrë nuk i kishte munguar, e ndihmoi që katër vjet më pas të fitonte tituj në Spanjë e në Europë duke nisur ngjitjen në futbollin që ka rëndësi.

HAKMARRJA – Saul fitoi edhe Superkupën, por i kishte munguar dicka, që në fakt i mungonte të gjithë shokëve të tij të skuadrës. Të triumfonte duke mundur rivalët e përhershëm. E në mbrëmjen e gushtit ai mori revanshin e duhur. Koha është kura për gjithcka: I talluri i dhomave të zhveshjes së Real Madrid u bë pikë referimi në mesfushën e Atletico Madrid dhe një mbrëmjë vere pushtoi Madridin kështu….

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/og/OG06.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *