• |
ide | kryesore

31-vjeçarja nga Lushnja lind fëmijën e 8-të: Janë punët e Zotit, por dua 10 fëmijë

Lajme, Të fundit



“Fëmijët kurrë nuk mund të jenë mjaft, ato janë jeta e Zotit”. Lulije Abiu, nuk e ka lexuar këtë thënie të Nënë Terezës, e megjithatë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë. Është 31 vjeçe dhe lindi një djalë të shëndetshëm në maternitetin e Lushnjes.
Ajo është nënë e pesë djemve dhe tre vajzave. Të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

“Mirë i kam pas, nuk kam vuajtur shumë nëpër spitale. Vetëm atë të voglin e kam pak alergjik”, shprehet Lulije Abiu, nëna e tetë fëmijëve.

Ka qenë 21 vjeçe kur ka lindur djalin e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë 10 fëmijë, ndaj ky çift nuk do të ndalet në numrin tetë.

“Janë punët e Zotit.”

Fëmijën e fundit e ka lindur në shtëpi dhe gruaja nuk ka pasur frikë nga ky proces.

Në maternitetin e Lushnjes i është dhënë ndihma e menjëhershme dhe personeli mjeksor është habitur me lehtësinë e kësaj gruaje të re që solli në jetë fëmijën e tetë pa asnjë problem.

“Kjo lindja e fundit me thënë të drejtën ka qenë shumë e kollajtë. Kam lindur në shtëpi dhe kam ardhë e lindur këtu.”

“Ka qenë lindur bebi. Pastaj kemi hequr këtu palcentën, kemi përpunuar bebin”, tregon infermierja.

Lulija është nga Kukësi, kurse bashkëshorti i saj nga Dibra. Prej disa vitesh jetojnë në fshatin Mertish të Lushnjes. Kryefamiljari merret me blektori e ajo me bujqësi. Motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj kujdesen për më të vegjelit. Lumturia më e madhe për këtë familje është shëndeti i fëmijëve. Asnjëhere ata nuk kanë pasur probleme serioze, pasi nëna të gjithë i ka ushqyer me qumësht gjiri.

“Edhe qumësht gjiri edhe kështu me qumësht lope, ngaqe i ka bërë shpesh…”.

Në maternitetin e Lushnjes këtë vit numri i lindjeve është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë. Sipas statistikave, deri tani numërohen 517 lindje nga një mijë që kanë qenë në 2017-n. Ndaj lindja e fëmijes së tetë nga një nënë 31 vjeçare përben një rast unik në kohën që po jetojmë, pasi nënat e reja nuk lindin më tepër se dy fëmijë./ABCNeës.al



5 Comments

  1. Kjo eshte nje heroine , nje patriote e vertete. Keta jane nga personat qe kontribojne me shume per atdheun.Sidomos pas atyre shifrave te frikshme te renies se popullsise. Duhet ta marrim si shembull, dhe mos te kete familje qe te pakten nuk ka 2-3 femije. Per vetem 1 femije mos e nisni jeten bashkshortore hic me mire. Kushtet ekonomike ndikojne, por nuk i kane familjet shqiptare kushtet me keq se sa i kishin gjysherit tane. Politika mund te luaje rol pozitiv.duke vendos nje ndihme ekonomike per cdo femije te lindur,sidomos per femiun e trete,te katert, e keshtu me radhe. Po nuk u moren masa sa me shpejte,dikur do te jete shume vone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *