• |
ide | kryesore

AKU mbyll 3 lokale në Jalë, vepronin në shkelje të rëndë të standardeve të sigurisë ushqimore

Lajme, Të fundit



Tre lokale janë mbyllur ditën e sotme në zonën e Jalës nga AKU, për shkak se kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre në shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.

AKU njoftoi se ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi”, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masa administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *