• |
ide | kryesore

Çfarë pritet në ditën e fundit të merkatos në Serinë A

Sport



Merkato e Serisë A është në orët e fundit, por nuk përjashtohen lëvizje të mëdha në hyrje dhe në dalje. Nëse Milan është i përqendruar në shitjen e disa lojtarëve, mban shpresën për të bërë goditjen e madhe e për ti bërë tifozët të ëndërrojnë. Juventus është i kujdesshëm për ndonjë emër që mund ti jetë komod, por në anën tjetër ruhet se mos dikush i rrëmbën Miralem Pjanic apo Alex Sandro.

SERGEJ MILINKOVIC-SAVIC
Kuqezinjtë mund të bëjnë përpjekjen e fundit për Sergej Milinkovic-Savic. Në orët e fundit janë përhapur fjalë rreth një tentative të fundit për serbin e Lazios. Milan është gati me një ofertë 40 milionë për huazimin dhe 80 për blerjen e detyruar, por që për momentin nuk është se e ka ekzaltuar Lotiton.

ADRIEN RABIOT
Për mesfushorin e Paris Saint Germain Adrien Rabiot është një sfidë mes Juventus e Milan. Mesfushori francez i ka bërë të qartë Psg se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij në skadencë në 2019 kështu që për talentin gara është e hapur. E mund të konkretizohet në një transferim të rëndësishëm të minutave të fundit nëse parisienët do të binden ta shesin menjëherë për të mos rrezikuar ta humbasin me parametër zero.

LUCA MODRIC
Kontakti i fundit mes Inter dhe Real Madrid për Luca Modric nuk pati fund të lumtur: palët qendruan në pozicionet e tyre. Por kjo nuk do të thotë se orët e fundit mund të mos e ndryshojnë situatën. Perez ka bërë të ditur se nuk e lejon lojtarin pa u paguar klauzola e zgjidhjes së kontratës 750 milionë euro, por kroati e ka bërë të qartë dëshirën për tu larguar nga Real dhe vështirë se merengues duan të mbajnë një 32 vjecar që nuk dëshiron më të jetë në Santiago Bernabeu.

MIRALEM PJANIC
Juventus ka gati rinovimin e kontratës për mesfushorin Miralem Pjanic, por sirenat e Real Madrid e Barcelonës nuk është se nuk kanë rëndësi. Juventus kërkon të sigurohet me merkaton në mbyllje, por problemi është se në Spanjë gjigantët e futbollit kanë kohë deri në 31 gusht për ti rrëmbyer regjistin bardhezinjve dhe për këtë mjafton që boshnjaku të kërkojë largimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *