• |
ide | kryesore

De Laurentiis hedh dyshime: “Roma e Liverpool një pronar? Atëherë Champions…”

Sport



Aurelio De Laurentiis i sulmon të gjithë me përjashtim të Ancelottit (“është një garanci më ka befasuar dëshira e tij për tu kthyer të stërvisë”) në intervistën për Corriere dello Sport, por akuzën më të fortë e ka për Romën (e Liverpool).

“Kam patur gjithnjë dyshimin se pronari i vërtetë i Liverpool është i njëjti që ka Roma, një zog ma tha disa vite më parë. Nëse është kështu, me bashkëpronësi, nuk mund të luajë në Champions League. I ofrova 60 milionë për Alisson, por pastaj e kuptova që do shkonte tek Liverpool” përfundoi dyshimin e tij, që në këtë rast penalizon edhe kompeticionin më të rëndësishëm Europian për klube presidenti i Napolit.

Transferim tjetër i rëndësishëm i viteve të fundit në aksin Roma Liverpool është edhe ai i Mohamed Salah, sulmuesit egjiptian që po shkëlqen në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *