• |
ide | kryesore

Dështimi i eksperimentit pa policë dhe fitorja me sherr e Skënderbeut

F1, Sport



Kampionati filloi. Vetëm se fillimi nuk ishte ai më i bukuri, madje nëse llogaritet që incidenti ndodhi në Korcë, të frikëson në atë që mund të ndodhë në fusha të tjera (katastrofë në Kategorinë e Parë). Skënderbeu fiton në të parën e kampionatit, në një ndeshje të rivalizuar me Partizanin, të vendosur nga një 11 metërsh, që diktoi garën.

Dejvi Bregu bëri veprimin që di të bëjë ai dhe Muzaka e ekzekutoi si di ai, duke vrarë shpresat e Gegës për një rezultat pozitiv në startin e kampionatit të 80. Tekniku i Partizanit nuk ka ende një fitore në ndeshjet zyrtare në krye të të kuqve, madje nuk njeh as barazimin, duke e bërë aventurën e tij në ngjitje.
Skënderbeu i Orges Shehit dominoi mesfushën dhe me kualitetet mori suksesin e dytë brenda javës, pas Superkupës së Shqipërisë kundër Lacit.

” Nuk jam i kënaqur edhe po të dilja barazim. Gabuam në një moment. Po gjithsesi është ndeshja e parë. Është rrugë e gjatë. Ishim përgatitur për të marrë maksimumin, por futbolli kështu e ka” deklaroi Gega pas ndeshjes, por ajo që Partizani reflektoi ishte një Hebaj i izoluar, që nuk mund të mbajë mbi vete peshën e fanellës së kuqe dhe pretendimet e një skuadre që kërkon titullin e parë që i mungon nga 1993.



3 Comments

  1. Qe kur u vu ne jete kjo polici ne kohen e Bashkim Koplikut si ushtaret eHaxhiQamilit u vodhen gjithe pasuria neper ndermarrje shteterore.

  2. Kur e lexova lajmin para disa ditesh sepolicia nuk do ruante stadiumet me, por qe klubet duhet te merrnin polici private, e para gje qe me vajti ne mendje ishte kjo. DHune, eksese,anti-futboll. Dhe ja,qe ne ndeshjen e pare ndodhi. Policia ne stadiume do te rikthehet prape ,se nuk ka shans te behet ndeshje pa dhune,por pakten te kthehet qe ne ndeshjet e tjera qe mos te ndodhin ngjarje te tilla

  3. E kam shkruar dhe me pare ;Per deri sa futbolli u be -biznes-dhe persa politikanet do futin hundet ne futboll ,dhune ka dhe do te kete.Ne nje kronike qe trasmetoi nje televizion pashe ne fushe ate miun e haleve,kukuvajken –Bracen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *