• |
ide | kryesore

Elon Musk: Viti më i vështirë i karrierës time

Paparazzi, Slider



Ky vit i kaluar ka qenë viti më i vështirë dhe i dhimbshëm i karrierës sime,”-tha shefi ekzekutiv i Tesla, në një intervistë emocionale me The New York Times. “Ishte tronditëse.”

Pas premtimit për të prdhuar 5,000 Model 3 Teslas, Musk u shpreh se ka fjetur në fabrikë.

“Kishte raste kur unë nuk dilja nga fabrika për 3 ose 4 ditë .Kjo ka ardhur me të vërtetë me çmimin që të mos shoh fëmijët as miqtë e mi”

Intervista e miliarderit vejn pas trazirave që u shkaktuan javën e kaluar kur si shkruajti në Tëitter se kishte siguruar financimin për të marrë prodhuesin privat të makinave elektrike.

Lajmërimi i tij bëri që aksionet e Teslës të bien, si edhe u ngrit padi dhe raportohet se po shqyrtohet nga rregullatorët.

Postimi me fjalët si “financimi i siguruar” dhe çmimet do të ishin “në 420 dollarë”, nisën një hetim federal, pasi shihet si manipulim i tregut dhe rezulton se qeveria saudite i kishte folur për financimin.

Tesla shënoi një humbje prej 520 milionë dollarë gjatë tremujorit të fundit dhe kompania po përpiqet të rritë prodhimin e modelit 3 deri në 10,000 makina në javë, deri në fund të vitit.

Të hënën, Musk mbrojti synimin e tij për ta marrë Tesla në formë private. Deklarata gjithashtu zbuloi se Arabia Saudite po siguron fonde për ta lejuar atë që ta bëjë këtë hap.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *