• |
ide | kryesore

Familja Kardashian nën hetim për reklamimin e produkteve në Instagram

Paparazzi, Slider



Duke filluar nga çajrat për humbjen në peshë, e deri te setet e zbardhimit të dhëmbëve, yjet e Instagramit dhe rrjeteve të tjera sociale janë të njohur për reklamimin e produkteve.

 

Por një hetim i ri mund ta ndryshojë komplet mënyrën si reklamohen këto produkte.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut ka hapur një hetim për influencuesit e rrjeteve sociale, për faktin se kur ata paguhen nga marka të ndryshme për të bërë reklamë, nuk e deklarojnë këtë gjë.

 

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit e thotë qartësisht se kur influencuesit paguhen ose shpërblehen për një promovim, duhet t’jua bëjnë të ditur këtë audiencës së tyre. Nëse nuk bëhet e ditur kjo i shtyn konsumatorët të mendojnë se opinioni është personal dhe jo i sponsorizuar, e kështu shtyhen për t’i blerë produktet.

 

Si pjesë e hetimit janë kontaktuar një numër i madh yjesh të rrjeteve sociale për të marrë më shumë informacion për postimet e tyre dhe natyrën e marrëveshjeve të biznesit që kanë me markat e ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *