• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksidenti ku u përplasën 7 automjete, të lënduar edhe dy efektivë policie

Lajme, Të fundit



Policia ka ndaluar qe mbrëmjen e djeshme dy të rinjtë qe ishin ne makinën qe përplasi 7 mjete te tjera gjate ndjekjes policore ne zonën pranë burgut 303 ne Tirane. Ata janë nën akuzë për kundërshtim te forcave te rendit.

Personi qe shkaktoi aksidentin e shumëfishtë quhet Gentian Koçi dhe ishte i shoqëruar nga shtetasi Ervin Kodra, ky i fundit pasagjer. 

“Panorama” raportoi se dy te rinjtë ishin te armatosur, e pas përplasjes se fundit te semafori i zonës se burgut, kane dale nga makina duke u hedhur dhe armët i kane “fluturuar” ne oborrin e një banese ne zone, por arratia e tyre ka përfunduar pak metra me tej.

Sipas Report tv gjate ndjekjes makina ka përplasur policët dhe të lënduar kanë mbetur dy efektivë policie te patrullës “Shqiponja”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *