• |
ide | kryesore

Goditje e rëndë për Guardiolan, De Bruyne 3 muaj jashtë

Sport



Manchester City ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të mesfushorit të tij më të rëndësishëm. Sipas njoftimit të klubit Kevin De Bruyne duhet të qendrojë jashtë 3 muaj. Belgu ka pësuar një lesion në ligamentin kolateral të gjurit të majtë. Nuk do të operohet, por kohët e rikuperimit do të jenë të gjata. Për Guardiolën një problem i madh, sepse De Bruyne do ti mungojë teknikut katalanas në 18 ndeshje dhe nisja e mbrojtjes së titullit komplikohet menjëherë pas ndeshjes së parë që Citizens fituan në transfertë me Arsenal.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *