• |
ide | kryesore

Ish i dashuri akuzon Nicky Minaj,’Deshe të më vrisje’

Paparazzi, Slider



Nicki Minaj ditët e fundit po përballet me një akuzë aspak të këndshme nga ish i dashuri i saj.

Safaree Samuels ka akuzuar reperen se kjo e fundit ka dashur ta “therrë” me thikë. “Të mbahet mend nata kur më preve me thikë dhe pothuajse vdiqa. Policia dhe ambulanca më dërguan me barelë në spital. M’u desh të gënjeja dhe t’i thoja që u përpoqa të vrisja veten që të mos të fusnin në burg. Kur gjëra të tilla fillojnë të përsëriten është koha të largohesh,”-shkruajti ai në një postim në Twitter, duke shtuar: “Ti e di se nuk të urrej sepse tani jam i lumtur me veten time.”

Por Nicki i përgënjeshtroi këto akuza: “Perëndia do të godasë më shumë për gënjeshtrat. Mjaft the se more gjërat dhe u largove.” –është shprehur këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *