• |
ide | kryesore

Juventus humb kampionin e saj “ekskluziv”, largohet Marchisio

Sport



Juventus surprizohet në ditën e fundit. Claudio Marchisio nuk do të jetë më për herë të parë në karrierë një futbollist i Juventus. Mesfushori bardhezi zyrtarisht ka zgjidhur kontratën që e lidhte me kampionët e Italisë dhe është i lirë të nisë një aventurë të re. Ende nuk ka të dhënë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm Marchisio, por për të ishin interesuar kohët e fundit disa skuadra franceze mes të cilave edhe Monaco.

Juventus nuk do të ketë më kështu Princin e saj në fushë. Claudio ka luajtur gjatë gjithë karrierës me Juventus dhe ka dalë gjithashtu nga Akademia bardhezi. 33 gola në karrierë për 32 vjcarin, që kishte parë ti ngushtoheshin hapësirat në zgjedhjet e teknikut Allegri. Ishte deri diku i pritshëm largimi i Marchisios, edhe pse në Torino shpresuan se mesfushori do të qendronte edhe një tjetër vit në bardhezi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *