• |
ide | kryesore

Konflikt i hapur, Lega A kundërsulmon Tebas

Sport



Debat në distancë tani dhe konflikt i hapur mes Ligës së futbollit në Itali dhe asaj në Spanjë. Pas deklaratave të Javier Tebas, presidenti i Ligës së futbollit në Spanjë, ku akuzoi Inter e Juventus, ka mbërritur edhe përgjigjia e Lega Serie A. Drejtuesit e lartë të kampionatit italian kanë publikuar një komunikatë në mbrojtje të Inter e Juventus nga akuzat e numrit 1 të Ligas spanjolle.

“Lega Serie A është befasuar dhe hidhëruar nga deklaratat e lëshuara nga presidenti i La Liga Javier Tebas. Deklafrata që pa asnjë bazë njohje cënon imazhin dhe vë në dyshim integritetin e punën e mirë të klubeve italiane e vetë Lega-s ku ndodhen së bashku me 18 shoqëri. Nuk mund të kalojmë në mënyrë pasive deklarata që mund të destabilizojnë skenare ndërkombëtare” shkruhet ndër të tjera në komunikatën për shtyp.

Kjo përgjigje në fakt ishte e domosdoshme në kohën kur Tebas sulmoi dy klubet e njohura italiane për mënyrën e operimit në tratativa me lojtarët, duke iu referuar Cristiano Ronaldos dhe Luca Modric. “Duhet të pyesim pse po ndodh që Liga po humb yjet e saj” kishte deklaruar më parë Tebas për spanjollen ABC.

“Ka klube që po influencojnë merkaton duke marrë lojtarët. Në disa skuadra ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin. I referohem Psg, por edhe Juve me blerjen e Cristiano Ronaldos e ofertës së Inter për Modric, me zikaltrit që nuk kanë para për ta blerë e pastaj i ofron lojtarit një pagesë të cmendur parash që nuk dihet se nga vijnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *