Është ndërprerë në minutën e 80-të ndeshja e parë e këtij sezoni të Superligës mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Shkak është bërë tensioni në tribunën e tifozëve.
Mësohet se mes tifozëve ka pasur një sherr masiv ku disa persona janë lënduar.
Në stadium kanë qenë vetëm pak punonjës sigurie pasi policia ka vendosur të qëndrojë jashtë.
Në fushë është futur ambulanca ndërkohë që janë hedhur sende të forta.
Në përditësim…