• |
ide | kryesore

Moti sot me kapriço, reshje dhe temperatura të larta mbi 37 gradë

Lajme, Të fundit



Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat qëndrore dhe në zonat jugore.

Vranësira lokale do të shfaqen në ekstremin verior.

Gjatë pasdites kemi një shtim të vranësirave, duke sjellë shira në zonat verilindore dhe në zonat lindore.

Ndërsa ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë, duke kapur maksimumin deri në 37 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 1 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *