• |
ide | kryesore

Në tentativë për t’i ikur policisë së Tiranës aksidentohen 7 makina, kush janë të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Personi qe shkaktoi aksidentin e shumfishte mbreme ne Tirane, ku u perfshine 7 makina, quhet Gentian Koçi dhe Ervin Kodra, ky i fundit pasagjer.

Ata kane pasur arme me vete, 2 pistoleta, ndersa Policia u eshte vene ne ndjekje pasi, nga informacionet paraprake, mesohet se kane pasur lende narkotike.

Ne tentative per t’iu larguar forcave te policise Gentian Koçi ka aksidentuar 7 automjete, ndersa te fundit e ka perplasur ne rrugen e njohur si “kthesa e burgut’.

Ne makine ka qene nje grua, e cila ka qene e ndaluar ne semafor, ndersa ai e perplasur me shpejtesi.

Pas perplasjes se fundit ata kane zbritur nga makina dhe kane tentuar te fshihen ne rrugicat e lagjes aty prane, duke hedhur dhe nje nga armet ne oborrin e nje banese.

Policia ka mundur t’i arrestoje, ndersa pritet nje njoftim zyrtar nga Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *