• |
ide | kryesore

New York Times/ A mund t’a bëjnë Dua dhe Dukagjin Lipa Kosovën interesante?

Arkiva, Kryesore



Nga Alex Marshall/ Mbasditen e të premtes së shkuar, Dukagjin Lipa, 49, u ul në prapaskenë në festivalin e parë të rendesishem në Kosovë, me sy të fjeur dhe duke u përpjekur të mos vinte re dy celularet që binin mbi tavolinën para tij. “ O Zot”, tha ai. “ Kam 48 orë pa fjetur”.
Të organisonte festivalin tre ditor “Sunny Hill Festivel” kishte qënë e mundimshme. “

Asnjë menaxher arti nuk do donte të vinte në Kosovë. ështe një makth logjistike. është një makth financiar,” tha ai, kur u pyet se përse asnjë sipërmarje e ngjashme nuk ishte provuar mëparë.

Zoti Lipa tha se ai kishte marrë me qera pajise për zhurmen dhe skenen për 2 milion USD nga Rumania, dhe se duhet të kërkonte disa ndere për të lehtësuar kalimin e tyre përmes doganës. “ Neve nuk thyejmë asnjë rregull, ne thjesht e lehtesojme bërjen e nje gjëje të mirë,” shtoi ai.

Dukagjini ndjeu nevojen për ta organizuar festivalin vetëm për një arsye, ai tha: Për më shumë se 50 vjet, ka patur një përshtypje të gabuar për Kosovën. Nuk është ashu siç reflektohet në shkrime e shtypit ndërkombëtar.
Në mëndjen e shumëkujt, sipas tij, imazhi i Kosovës ishte ende i formuar nga lufta në fundin e ‘90-ave , ku rrebelët etnikë Shqiptarë luftuan për pavarsi nga Serbia, dhe nga kriza e rrefigjatëve që e ndoqi. Zoti Lipa dhe familja e tij janë Shqiptarë etnikë , si rreth 90% e popullsisë së Kosovës.

Mardhënja midis Kosovës dhe Serbisë vazhon të jetë e ashpër. Dy Kombet nuk kane bërë akoma një marveshje kufitare, një kusht kyç për Integrimin e Serbisë në BE.
Situata politike e perkeqson imazhin e Kosovës, tha Zoti Lipa. Ai mundet t’a ndejejë nga reagimi i njerëzve kur e pyesin për prejardhjen e tij. Kur ai i thotë të huajve: “nga Kosova”, ata shpeshhere i perggigjen: “O sa e trishite, më vjen keq për ty”.

Zoti Lipa tha se ai donte të tregonte se Kosova është një vend vibrant ku njerzit mund të dëfreheshin. “ Neve kemi telashe, por githashtu kemi një nga rinitë më të mrekullushmë në këtë pjesë të botës,” tha ai. Ata janë inteligjent, ata janë kreativ. Ata kanë diçka për të thënë.”

Serbët, shumë prej të cilëve e konsiderojnë Kosovën si një pjesë të rendësishme të shtetit të tyre dhe nuk e njohin si një komb të pavarur, mund të jenë të veshtirë për t’u bindur. “ Unë i’u përgigja një të riu Serb në Instagram para disa orëve,” tha zoti Lipa. “ Ai bëri një koment fyes ndaj Shqiptarëve dhe unë i thashë, do të ishte shumë më kendshëm sikur ti të vije këtu dhe të kenaqesh me komshinjtë e tu. Nëse e bën këte gjë, biletën do të t’a jap unë.

Por, zotit Lipa nuk i duhej vetëm një audiencë internacionale: për të mbushur kapacitetin prej 15 000 vetave, ai duhej të sillte edhe një audiencë kosovare. Këtu hasi disa vështirsi. Kishte ankesa për çmimin e biletave: 55 euro, ose rreth 62 dollar. Më shumë se gjysma e 15-24 vjeçarëve Kosovarë janë të papunësuar, sipas OKB-se, kqështu që ata kanë fonde të limitua. Zoti Lipa tha se çmimet e biletave nuk mund të ishin më të lira, duke marë parasysh se ai po mundohej të organzonte një festival me standarte ndeërkombëtare, i cili do të përfshintë Artistë me famë botërore si vajza e tij, Znj. Lipa. Ylli i popit ka lindur në Londër, por ka jetuar 4 vjet në Prishtinë.  Ajo i përmend rrënjët e saj Kosovare shpesh nëpër intervista dhe media sociale si Instagrami, ku ajo ndiqet nga 16,000,000 njerëz. Muzikantë të tjerë Kosovar, si Rita Ora, kanë sjell vëmendje drejt shtetit.

Zoti Lipa ka lindur në Prishtinë kur ajo ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Babai i tij ishte drejtuesi i institutit historik te Kosovës, ndërsa mamaj e tij ishte një mesuese; ai kishte një jetë të mirë të klasës së mesme. “A e beson që neve shkonim në Selaink për të bërë pazar?” Në moshën 15 vjeç ai ra në dashuri me kitarën, dhe shkroi një kënge hit bashkë me shokët e tij, por këndimi në shqip nuk të siguronte para, keshtu që duke ndjekur këshillen e prindërve të tij, ai vazhdoi shkollën si dentist. Studimet i zgjatën më shume se ç’duhej. Në vitin 1991, qeveria Jugosllave ndaloi mësimdhënjen në gjuhën shqip në universitetin e Kosovës, kështu që zoti Lipa shkoi në Bosnjë për të vazhduar studimet. Më pas filloj lufta civile, dhe ai ngeli dy muaj në Sarajevë, deri sa ai iku për në Londër. Ishin ngjarje të këtilla të cilat e kishin bërë patriot, tha ai, dhe se qe përpjekur t’i transmetonte këto ndjenja tek Znj. Lipa dhe fëmijet e tij të tjerë.

Një ndenjë e fortë e identitetit Shqiptar ndihej kudo në festival. Dua Lipa u vesh me të zezë dhe të kuqe, ngjyrat e flamurit shqiptar, gjatë performancës së saj 90 minutëshe. Ajo foli pothuajse ekskluzivisht shqip në mes të kengëve. Me vonë, ajo ngriti lartë flamurin shqiptar mes brohorimave të fansave.

Shumë prej performuesve, duke filluar nga yjet e rrepit shqiptar si MC Kresha, ose Jericho, një bandë e konsideruar si versioni kosovar ndaj Rage Against The Machine, korrën brohorima nga turma mbasi bënë shenjën e shqiponjës me duar, e cila simbolizon shpendin simbol të flamurit shqiptar. Rreperi amerikan Action Bronson, babai i të cilit është shqiptar, githashu e bëri këtë xhest.

Flamuri blu i Kosovës, i cili përmban 6 yje për të përfaqësuar komunitetet kryesore etnike në shtet, nuk gjendej kërkund. Bajram Knolli i Gypsi Groove, tha se e vetmja kritikë ishte se festivali nuk i përfshinte të githë. Një muzikant Serb mund të ishte ftuar për të tërhequr Serbët etnikë të cilët jetojnë në veri të Kosovës, tha ai. “Dhe ka vetem një ciagan,” shtoi me buzen në gaz, duke i’u referuar vetes.

Festivali afroi disa të huaj, por shumica dukej sikur ishin pjestarë të diasporës Kosovare/Shqiptare.  Njëra prej tyre, Nora Thaçi, 18 , një studente në universitet, tha se babai i saj kishte udhëtuar “ nja 24 orë” me makinë nga Zvicra për ta çuar atë për të parë Dua Lipën. Por kishte edhe disa të huaj.

Të dielën në mëngjes,  Sra Aleskieska, 19, një gjimnaziste nga shteti fqinjë i Maqedonisë, ishte futur në një furgon bashkë me të motrën dhe një shoqe për të udhëtuar dy orë deri në festival. Ishte hera e parë që ajo ishte në Kosovë, dhe ajo s’dinte se ç’e priste. Çdo gjë që kishte dëgjuar nga prindrit për shtetin i ishte dukur shume serioze, e mërzitëshme. Para se të nisej, i ati i kishte thënë disa herë që të bënte kujdes. Por të shtunën në darke, duke u qetësuar në zonën e mbrapme të festivalit, Znj. Aleksieska tha se do të përpiqej të sillte edhe prindrit vitin tjetër. “ Do të kthehem dhe do t’i them atyre sa sa i i bukur ishte ky vënd, tha ajo. “Të githë ishin miqësorë, bandat ishin të mira dhe ushqimi ishte i lirë”, shtoi ajo

Ajo nuk kishte kuptuar asnjë fjalë të folur në Shqip, pasi nuk e dinte gjuhën; motra e saj dinte vetëm të numëronte deri në 10 dhe fjalën “akullore”- por kjo s’kishte rëndësi.

“ Kur të tjerët bërtisnin, neve bertisnim. Jemi kenaqur tej mase.”

(Artikulli i plote i New York Times, perkthyer nga E. Bushati/ Lapsi.al)



1 Comment

  1. Sa i urrejne shqiptaret keta fqinjet tane. Asaj maqedonases Sara Aleskieska i qenka lare truri kunder shqiptareve nga prinderit e saj,dhe iu desh te shkonte ne Prishtine qe t’i ndryshonte mendimi per shqiptaret. Kurse asaj komentueses serbe ia paska bere mire Dukagjin Lipa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *