• |
ide | kryesore

Banderola në stadium “Mbro teatrin”/ FSHF urdhëron të hiqet nga fusha

Lajme, Të fundit



Gjatë ndeshjes Tirana-Kamza që u luajt në “Selman Stërmasi” në kryeqytet, tifozët e Tiranës kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej Mbro Teatrin. Siç shihet në foto, banderola është shkruar me ngjyrat bardheblu të skuadrës së Tiranës, por është hequr nga rojet e FSHF-së. Sipas urdhrit që kishin marrë rojet, kjo ka qenë një parrullë politike dhe si e tillë duhej larguar nga fusha.

Mësohet se delegati i FSHF-së ka deklaruar se pjesa e dytë nuk do të niste nëse banderola nuk do të hiqej.

Kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar protestohet tashmë prej muajsh. Qeveria pritet të rrëzojë dekretin e presidentit që shtyu në kohë shembjen e teatrit. Projekti i qeverisë parashikon ngritjen e disa kullave në qendër dhe një teatër të ri, me një projekt të kopjuar.  



8 Comments

  1. Mbro teatrin-parrulle politike-a ju qrofte nje epidemi o shkerdhatat e dreqit.Te mbrosh teatrin te mos prishet ,te mbrosh nje vlere te kultures qenka politike.Kulmi i Hipokrizise-

  2. Vertete keta tifoza fanatik do mbrojne teatrin kur para nje viti nuk lane gje pa bere sharje nga familja ne korr me gura,stola neper stadiumet tona kjo eshte kultura e fanatikve qe sot duan te ruajne teatrin si gjithmone te perdorur.

  3. Nuk para mallkoj por harram i paçit leket e rroges ju sharesit me pagese qe punoni tek zyra WAR e kryeministrit! Dhe megjithese jam tifoz me Partizonit bravo Fanaticsave per banderolen ne mbeshtetje te teatrit. Dhe se fundmi turpi i rradhes mbi strukturat e shtetit qe shkelin çdo dite ligjin…

  4. Bravo per cfare o teknik,banderolat ne bote gjobiten mileti shkon per futboll jo per te gjoja lajm per portalet,nuk eshte kjo menyra per te mbrojte teatrin.

  5. Kandar BERTI ti je vetem per me dele ose derra o idiot athhere sipas teje pse nuk i heqin dhe reklamat kur njerzit shkojne per futboll .Ajo nuk ishte parrulle per destabilizim apo kryengritje mos o bej si i zgjuari i bythes.

  6. Lajmeroi dikush keta bolet e Selvise se teatrin dun me e prish fillimisht pronart e tokes, tironca denbabaden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *