• |
ide | kryesore

FOTO/ Australia pret “Vetëtimën” Bolt…futbollistin

Sport



Entuziazëm i madh në aeroportin e Sydney për Usain Bolt. Legjenda xhamaikane e shpejtësisë është në Australi për tu stërvitur me Central Coast Mariners, skuadra e A-League. Qindra tifozë e kanë pritur rekordmenin, duke i vendosur menjëherë shallin e Mariners në qafë. Nëse do të kalojë testimet Bolt duhet të debutojë në kampionat në muajin tetor.

“Do të trajtohet njësoj me gjithë futbollistët tanë”, ka thënë një nga drejtuesit e Central Coast.

Bolt do të fillojë të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës të martën e ardhshme, ditë kur do të mbushë 32 vjec. Bolt do të punojë në qendrën sportive të Mariners a Gosford. Për shanset e të shndërruarit një futbollist profesionist është treguar optimist, edhe pse dy provat me Borussia Dortmund e në Norvegji nuk kanë patur sukses.

“Këtë herë e kam seriozisht – ka thënë Bolt – e jam këtu për të treguar se cfarë jam i aftë të bëj. Mendoj se mund tia dal dhe jam këtu për të qendruar gjithmonë, ose të paktën këto janë planet e mia. Do të punoj fort dhe do ta shihni se di ti përdor këmbët edhe me topin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *