• |
ide | kryesore

Kapen dy kuintalë drogë në kufi me Greqinë

Lajme, Të fundit



Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar, në total mbi 2 kuintalë drogë. Në Nea Selefkia, Igumenicë, është gjetur një automjet i braktisur. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 42 pako me 144 kg 110 gram marijuane. Rezulton se mjeti është vjedhur në 13.07.2018 në Kordhelio-Evosmu. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trafikantëve.

Në Kompoti, Artë, është kapur një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda në mjet u gjeten dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg 593 gram marijuane. U arrestua drejtuesja e mjetit, femër greke 52 vjeç dhe u shpall në kërkim pronari i mjetit, një mashkull grek 29 vjeç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *